Këtë të hënë, më 16 shkurt, prej orës 10:00, mbahet Asambleja e Përgjithshme Zgjedhore, ku do të zgjidhet Presidenti i FSHF-së për një mandat katërvjeçar dhe 10 anëtarët e Komitetit Ekzekutiv.

Për postin e Presidentit të FSHF-së është regjistruar kandidatura e presidentit aktual, Armand Duka, i propozuar nga 33 anëtarë të federatës. Duka kandidon për një mandat të shtatë.

Për anëtarë të Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së janë propozuar 13 emra: Abdyl Kuriu, Anila Basha, Arben Dervishaj, Armando Cungu, Blendi Fevziu, Edmond Hasanbelli, Envi Hicka, Erind Resuli, Ervin Canollari, Geri Çipi, Gjergji Petro, Lutfi Nuriu dhe Pano Xhixho.

Po ashtu, në Asamble do të shqyrtohet raporti i veprimtarisë së FSHF-së mes dy asambleve, do të prezantohet bilanci financiar dhe pasqyrat financiare, raporti i auditorëve të pavarur dhe të jashtëm, miratimi i pasqyrave financiare të audituara për vitin 2025, miratimi i buxhetit për vitin 2026 dhe 2027, si dhe emërimi i audituesve të pavarur dhe të jashtëm me propozim të Komitetit Ekzekutiv.

/tvklan.al