Ahmetaj: Në Tetor hedhim themelet e pallateve të reja

53 shtëpi të dëmtuara në zonën e Kasharit në kryeqytet janë pjesë e procesit të rindërtimit nga Bashkia e Tiranës në bashkëpunim me qeverinë. Në dy prej tyre u hodhën themelet e banesave të reja.

Për të parë nga afër nisjen e punimeve ishte Ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj dhe Nënkryetari i Bashkisë, Arbjan Mazniku.

“Po mbajmë fjalën për çdo qytetar që është dëmtuar. Unë e kuptoj shumë mirë që ti mezi pret të hysh në shtëpi, por Arbi më thotë që  për 4 javë ti do të futesh në shtëpi të re”, tha Ahmetaj.

Sipas Ahmetajt, procesi i rindërtimit po ecën me shpejtësi jo vetëm në kryeqytet, por në të gjitha bashkitë e prekura nga tërmeti i 26 Nëntorit.

“Kemi filluar me ndërtimin e banesave individuale në tiranë, jashtë Tiranë në 10 bashki të tjera. Janë gati 3400 shtëpi që janë në proces prokurimi dhe rindërtimi”.

Me të njëjtin ritëm, nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku tha se po ecet edhe në zona të tjera të kryeqytetit, ndërsa vetëm në atë të Kasharit janë mbi 530 aplikime për banesa të klasifikuara të dëmtuara ds1, ds2 dhe ds3.

Sakaq në Tiranë dhe në të gjitha zonat e prekura nga tërmeti pritet që brenda muajit tetor të nisë nga puna edhe ndërtimi i pallateve.

Tv Klan