Kombëtarja shqiptare do të nisë këtë të hënë grumbullimin për ndeshjet e fundit të Ligës së Kombeve kundër Finlandës dhe Bjellorusisë. Trajneri Ronaldo Maran do të zhvillojë stërvitjen e parë, e cila do të jetë e hapur edhe për tifozët kuqezinj që kanë dëshirë të shohin nga afër përgatitjet e skuadrës.

Maran ka grumbulluar 27 futbollistë për këto dy sfida, ku Shqipëria do të kërkojë të ruajë vendin e parë në grupin C1 për të siguruar “Play Off”-in e Europianit dhe për të ngjitur një vend në vazot e eliminatoreve. Lajmet pozitive nuk kanë munguar.

Rei Manaj ka rregulluar shënjestrën në prag të dy sfidave vendimtare. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka shënuar gol këtë fundjavë me skuadrën e tij të Sivasporit, që në fakt nuk shërbeu për të shmangur humbjen.

Manaj realizoi me kokë nga brenda zonës. Për të ishte goli i 10-të në këtë sezon të ligës së parë turke.

Edhe mbrojtësi Klisman Cake ka qenë vendimtar me skuadrën e tij të Akhmat Groznit në Rusi. 27-vjeçari realizoi golin e fitores në ndeshjen kundër Rodina Moskë. Cake është pjesë e listës së lojtarëve të grumbulluar nga italiani për dy sfidat, që do të luhen më 12 dhe 15 nëntor dhe do të transmetohen në TV Klan.

Tv Klan

/tvklan.al