Rama: Po punojmë për parkun automobilistik
Nisi këtë të premte edicioni i parë i panairit të industrisë së makinave në Shqipëri, Automotive Fair Albania.
Panairi që do të shërbejë si një vitrinë rajonale ku do të shfaqen modelet dhe markat më të njohura të mjeteve, është i pari i këtij lloji në Shqipëri. Nga ceremonia hapëse, Kryeministri Edi Rama e cilësoi edhe një mundësi punësimi.
Pas finales europiane të futbollit që u mbajt gjatë muajit Maj në Tiranë, Kryeministri Rama nuk ngurron të shprehë një tjetër ëndërr për garat automobilistike.
“Po punojmë për parkun automobilistik në Elbasan, s’kemi pse të trembemi nga një ëndërr tjetër si kjo e sjelljes së garave automobilistike në Shqipëri dhe arritjes tek një garë e Formula 1 tek një pistë që do i ketë të gjitha parametrat sepse është në bashkëpunim të ngushtë me FIA-n”.
Panairi do të qëndrojë i hapur për vizitorët deri të dielën më 19 Qershor tek Expocity.
Tv Klan