Puna në By pass e Vlorës, nyjës qe pritet t’i japë zgjidhje trafikut te rënduar ne qytetin bregdetar, siç u vu re këtë fundjave, po vijon me ritme te larta. Ndërtimi i 30 kilometra rrugë që do të shkurtojë distancën ndërmjet Vlorës dhe Sarandës me një orë, do shërbejë edhe si pikë zhbllokuese e trafikut me te cilin përballet Vlora çdo sezon turistik, kryesisht në zonën e Ujit te Ftohte.

Aktualisht po punohet me gërmime dhe ndërtimin e 4 urave.

Klodian Goxharaj: Jemi duke shtuar frontet e punës, të cilat vetëm për gërmim janë 11 fronte pune dhe për veprat e artit janë 7 fronte të reja. aktualisht ne po avancojmë me njërën prej urave  , por paralelisht po punojmë edhe me tre urat e tjera . Aktualisht jemi duke punuar edhe tek ura 1 dhe ura 5 dhe njëkohësisht , me të njëjtën proces që po punohet tek ura 3 po punohet edhe tk ura 4.

‘Ndodhemi në km 13.600 firma kontraktuese po punon për ndërtimin eurës së 3, një nga urat më të vështira të këtij segmenti rrugor. Por firma po përballet me disa problematika.

Klodian Goxharaj: Kjo është ura 3 në km 13.600, jemi duke kryer gërmime për shpatullat dhe pilat e saj. njëkohësisht jemi duke bërë edhe një studim gjeologjik , për përmirësimin e kësaj ure  sepse formacioni gjeologjik është kartik dhe është i dëmtuar.

Afro 7 % e punimeve të 4 urave kanë përfunduar.

“Pretendojmë që 2 ura ti mbarojmë brenda këtij viti ndërsa dy të tjerat ti përfundojmë vitin që vjen.

Në total janë 5 ura. Do të ndërtohen dhe 3 belvedereve.

Është realizuar deri tani edhe 40 % e gërmimeve dhe mbushjeve të rrugës.

Sinkron përsa i përket pjesës së gërmimeve  ne kemi arritur deri në 40 % të volumit të   tyre, dhe përveç 4 urave që i kemi filluar paralel, ne kemi filluar me disa nënkalime dhe mbikalime në trupin ë rrugës. kemi filluar dhe me tombinot që ndodhen në përmasat 3-3 ose 2-2 ose 1-1 . në disa segmente ka përfunduar gërmimet dhe  të fillojë mbushja e rrugës . shpronësimet kemi pasur problem në 80 % të trasesë sepse  është e pa shpronësuar me vkm dhe kemi pasur pengesa në ecurinë e punimeve.

Mbushje të rrugës po kryhen nga pika zëri në rrethrrotullimin në fund të autostradës Levan-Vlorë deri në km e parë, si dhe në km e 8 dhe të 18

“Rruga në malore do të jetë më dy korsi dhe në zbritje me një korsi dhe kjo do lejojë që të jetë një lirshmëri e duke liruar trafikun verior dhe jo të ndodhin problematika që deri dje të gjithë trafikun e përballon Lungo Mare”

Ky investim i rëndësishëm për Vlorën dhe gjithë jugun e vendit, realizohet me fondet e Bashkimit Europian, me vlere 35 milionë Euro.

Firma kontraktuese duhet t’i përfundojë punimet në Shkurt të vitit 2021, por drejtuesit e saj premtojne se rruga do të dorëzohet përpara afatit.

Tv Klan