Vllaznia‑Skënderbeu është ndeshja e parë për sezonin e ri të futbollit shqiptar, që do të ngrejë siparin e edicionit të 88‑të të Kategorisë Superiore. Tashmë me një formulë të ndryshuar dhe me skuadra të forcuara prej merkatos së verës, sezoni pritet të jetë spektakolar.
Për trajnerin e shkodranëve, Edi Martini, ky vit është më i vështirë sesa i kaluari dhe kërkon që ta nisë mbarë kundër korçarëve. Martini foli gjithashtu për ndryshimet e shumta që kanë bërë shkodranët në këtë merkato.
Vllaznia‑Skënderbeu do të luhet të premten në orën 21:00. Të shtunën do të luhen dy sfidat e tjera: Partizani‑Teuta dhe Laçi‑Elbasani, ndërsa java e parë mbyllet me Dinamo‑Vora dhe Egnatia‑Tirana.
Edicioni 2026/2027 i “Abissnet Superiore” do të zhvillohet fillimisht me tre faza të rregullta. Në përfundim të tyre, skuadrat do të ndahen në fazat play‑off dhe play‑out, ku pikët e grumbulluara gjatë sezonit të rregullt do të përgjysmohen. Në fazën play‑off do të garojnë gjashtë skuadrat e renditura në vendet 1‑6, të cilat do të zhvillojnë ndeshje vajtje‑ardhje për 10 javë, për përcaktimin e ekipit kampion si edhe të renditjes përfundimtare.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 
