Në Lezhë humb jetën francezi, në Durrës makina përplaset me karburantin

Një 65 vjeçar francez ka humbur jetën në një aksidenten rrugor në Lezhë. Shkaktari i këtij aksidenti ka qenë një 23 vjeçar nga Fushë Kuqja. Samuel Cela pas aksidentit të rëndë u largua nga vendi i ngjarjes dhe u arrestua pas disa orësh nga policia. Policia dyshon se i riu kreu një parakalim të gabuar, i cili shkaktoi edhe aksidentit fatal.  Aksidenti ndodhi në kryqëzimin e fshatit Spiten, ku francezi Alian Perona mori dëmtime të rënda nga përplasja dhe u dërgua tek Spitali i Traumës në Tiranë, por nuk mundi dot të mbijetonte.

Ndërkohë në mesnatë një tjetër aksident i rëndë ndodhi në autostradën Tiranë-Durrës, në afërsi të Urës së Dajlanit. Një makinë është përplasur me një shtyllë dhe me pas me një pikë furnizimi me karburant.

Për pasojë ka mbetur i plagosur një 30 vjeçar, drejtues i mjetit dhe 3 pasagjerët që e shoqëronin.

Paraprakisht dyshohet se automjeti ka qenë me shpejtësi mbi 120 km. Zjarrfikësit u përpoqën për një orë për të nxjerrë nga makina drejtuesin e automjetit i cili ndodhet në spital në gjendje të rëndë sëbashku me shokët e tij. Fatmirësisht nga ky aksident shpëtuan pa lëndime punonjësit e karburantit ndërsa u shmang edhe përplasja me lëndët djegëse që tregtohen.

Klan News

/tvklan.al