Njeriu kontrollonte zjarrin 1.79 mln vite më parë. Konkluzioni mbërrin pas gjurmëve të gjetura në shpellën Wonderwerk në Afrikën e Jugut, që përfaqëson dëshminë më antike të përdorimit të zjarrit nga paraardhësit tani të gjetur deri më sot.

Zbulimi i zjarrit është elementi më thelbësor i evolucionit njerëzor, pasi ndryshoi historinë në të gjitha këndvështrimet.

Zjarri bëri të mundur ngrohjen, mbrojtjen ndaj gjahtarëve, dhe gatimin e ushqimeve, periudha e saktë së kur njeriu e bëri të vetin, ka qenë gjithnjë argument diskutimesh, pasi e vështirë të gjenden prova të pakontestueshme.

Në shpellën Wonderwerk ka patur vazhdimisht kërkime, por kësj here gërmimet  e studiuesve janë përqëndruar edhe më thellë, në të ashtuquajturën shtresë sedimentesh 11.

Këtu janë gjetur provat e përdorimit të zjarrit, specifikisht kocka të vogla gjitarësh të djegura.

Me ndihmën e teknologjisë është vrojtuar edhe me teknikën e lumineshencës kockore, datimi kosmogjenik dhe magnetostratigrafia dhe autorët kanë përjashtuar që zjarri të ishte për shkaqe natyrore.

Zbulimi është mjaft i rëndësishëm për të rindërtuar të kaluarën e species njerëzore.

Gjithsesi nuk është tregues që zjarri përdorej mbi 1 mln vjet me parë në mënyrë sistematike, por konfirmohet që njerëzit e parë ishin në gjendje të transportonin zjarrin në thellësi të shpellave ku jetonin dhe ta mbanin nën kontroll.

Klan News

/tvklan.al