Vendasit braktisin plazhin e njohur

Plazhi i Vilbashtovës në bregdetin e Kavajës është bërë i njohur vetëm vitet e fundit. Por edhe ata pak pushues familjarë që frekuentonin këtë plazh ende të virgjër nga ndërtimet tashmë janë larguar.

Shkak është bërë pushtimi  i kësaj zone nga dhjetëra kampera me turistë të huaj të cilët nuk ngurrojnë që në mes të ditës të dalin në publik pa asnjë rrobë në trup.

Banorët e zonës nuk flasin, por jashtë kamerave tregojnë se turistët e huaj prej kohësh kanë gjetur në këtë vend një vend ku nuk i shqetëson askush. Ka akuza edhe për konsumim të lëndëve narkotike.

Kamera e Tv Klan për disa është e mirëpritur.

Për të tjerë gazetarët janë të padëshiruar.

Plazhi i Vilbashtovës ndoshta është i vetmi në Shqipëri që ofron pamje të tilla. I vetmi fakt për të cilin ata marrin vlerësime është pastrimi i tij për të cilin të rinjtë kujdesen vetë.

Në vendin tonë plazhet nudiste nuk janë lejuar ende dhe asnjë hapësirë nuk është certifikuar si e tillë. As në Vilëbashtovë nuk ka një tabelë që tregon lejimin e daljes nudo, por duket se këtyre turistëve të huaj duket se askush nuk ua ka bërë të qartë këtë.

Tv Klan