Dy motrat, Zarina dhe Elisabeta, kanë ndarë në studion e rubrikës “Ka një mesazh për ty” momentet e vështira dhe tronditëse të fëmijërisë së tyre, pas braktisjes nga i ati.
Pasi nuk ishte interesuar për vite me radhë, rikthimi i tij papritur solli episode që u kanë mbetur thellë në kujtesë vajzave, deri në momentin kur u përballën me fjalët e rënda dhe frikën gjatë pushimeve në Vlorë.
Ardit Gjebrea: Babi ndërkohë nuk u duk asnjëherë?
Zarina: Babi nuk u interesua kurrë, as për një ditëlindje, as për fillimin e shkollës, të pyeste si janë.
Ardit Gjebrea: Po ju morët vesh ndonjë gjë për jetën e tij?
Zarina: Asgjë deri në moshën tetëvjeçare, ku ai kthehet në Shqipëri.
Ardit Gjebrea: A, erdhi?
Zarina: Po. Kthehet kur unë kam qenë tetë vjeç edhe aty vjen tek shtëpia jonë. Domethënë flet me gjyshin, me nënën, edhe thotë që “unë dua të marr vajzat për një javë pushim… domethënë dy javë pushime në Vlorë”.
Elisabeta: Ndërkohë kur ka ardhur babi, se është një nga ditët që më është fiksuar në tru dhe nuk më hiqet, unë kam qenë tek oborri i shtëpisë duke marrë atletet dhe kur hyra brenda, thjesht pashë siluetën e një personi dhe m’u duk sikur ishte ndonjë shok i gjyshit dhe nuk i kushtova fare rëndësi. Kur futem në shtëpi dëgjoj një zë të njohur. Aty më kapin të dridhurat. Nuk doja ta takoja. Derisa erdhi gjyshja në telefon, më dha telefonin që po fliste me mamin dhe mami po na lutej: Jepini një shans, ai është babai juaj, ka ardhur që të flasë, do që të hyjë përsëri në jetën tuaj.
Ardit Gjebrea: Po ndërkohë ai me dokumente vazhdonte të ishte… a e kishin bërë divorcin?
Zarina: Po, po.
Ardit Gjebrea: Shkuat me pushime?
Elisabeta: Shkuam me pushime. Na mori dy javë me pushime në Vlorë. Supozohej të zgjasnin vetëm një javë, por i kërkon mamit që të na mbajë edhe një javë tjetër. Ishim me një njeri të huaj, le të themi. Nuk e njihja si babain tim. Unë dhe motra i kemi thënë që duam të shkojmë tek mami dhe ka qenë shumë e vështirë për ne. Atë natë ai filloi të na bërtiste, po thoshte: Mamin nuk keni për ta parë më me sy, do rrini këtu dhe nuk do ju çoj në shtëpi». Dhe të gjithë natën e kemi kaluar vetëm duke qarë. Dhe motra në atë periudhë, i kishte dhënë mami një telefon që të mund të komunikonte me të, dhe ka marrë mamin në telefon dhe i ka thënë që: Ma, të lutem hajde na merr! Kështu që ditën tjetër, pasi mami e mori në telefon, ai na solli përsëri në shtëpi. Edhe kam vrapuar aq shpejt kur kam parë mamin dhe thjesht nuk doja ta lëshoja më pasi e përqafova.
Ardit Gjebrea: Ky ka qenë takimi i fundit apo e keni parë prapë babin?
Zarina: Jo, ai është kthyer edhe njëherë akoma.
Ardit Gjebrea: Pas sa vitesh kthehet?
Zarina: Pas dy vitesh. Domethënë para dy vitesh nga sot ai vendos që të na marri sërish me pushime. Por në momentin që vjen, unë, edhe unë që jam motra e madhe, i kisha harruar si fytyrë atë. S’e mbaja mend fare si njeri, fare. Justifikohet me arsyen e largimit që thjesht ka ikur për të punuar, për të krijuar disa të ardhura për ne. Nuk donim të zbrisnim poshtë nga momenti që dëgjojmë zërin edhe kishim, si të themi, një frikë të shkonim me atë sërish, të shkonim me një njeri të huaj. Telefonoj mamin si gjithmonë edhe i themi që ka ardhur. Në këtë rast ishte në Gjermani… Na thotë: Shkoni se ai është babai juaj, nuk kemi çfarë i bëjmë se ai ashtu ka tipin, juve duhet t’i jepni një shans. I kishte thënë mamit që: Unë kam ardhur në Tiranë për të blerë shtëpinë e çupës së madhe, që nuk u ble kurrë. Po na thotë: Unë s’kam të ardhura mjaftueshëm për të blerë shtëpinë, por mund ta marrim me qira si fillim. Mami thotë në rregull. Po në ato momente, ngaqë ne po vonoheshim për të dalë, ai acarohet. Fillon të acarohet dhe nga ai moment përsëri ne nuk e pamë më.
/tvklan.al












Botërori 2026 
