Në qarkun e Durrësit vijon pa ndërprerje procesi i numërimit. Gazetarja e Tv Klan Dorina Halili sjell të dhënat e fundit nga numërimi për këtë qark.

Sipas raportimit të gazetares teksa në qarkun e Durrësit janë numëruar 72 nga 493 kuti, duket se Partia Socialiste  kryeson me 10631, ose 53%.

Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore, nga kutitë e numëruara ka siguruar 8142 ose e përkthyer në 40%.

Në bashkinë e Durrësit nga 346 kuti janë numëruar 52 ku kryeson PS me 7611 vota, pasuar nga PD-ASHM me 5621 vota.

Në bashkinë e Krujës, kryeson PD-ASHM me 1800 vota ku ndërkohë PS ka 1606 vota.

Në bashkinë e Shijakut, PS kryeson me 1 414 vota, teksa PD-ASHM shkon me 721.

Për më tepër ne ju ftojmë të informoheni në zgjedhje.tvklan.al për të dhënat rreth pjesëmarrjes së votimit dhe numërimit çdo orë, si dhe krahasimeve me zgjedhjet e mëparshme parlamentare.

/tvklan.al