Komisionerët “harrojnë” votat, ndalojnë numërimin për të ndjekur Vllazninë
Shpesh kemi dëgjuar se në Shkodër futbolli është si fe dhe kjo duket se mori kuptim të Hënën.
Gazetarja e Tv Klan, Emi Kalaja, zbuloi se rreth orës 20:00, komisionerët vendosën bashkërisht të ndërprisnin numërimin e votave.
Sipas saj, ata u justifikuan duke thënë se do pushonin pak, por synimi ishte tjetër. Në orën 20:00, luhej finalja e titullit kampion… Lexo më shumë
Me brohoritje e fishekzjarre, PS merr fitoren në Mallakastër
Përfundon mes brohorimash procesi i numërimit në Mallakastër.
PS ka fituar bindshëm ndaj forcës më të madhe opozitare në vend, 9000 me 1800 vota.
Në orën 8:00 të mëngjesit të së Martës pritet të fillojë numërimi për kandidatët për deputet.
“Mundësia” merr mandatin e dytë në Tiranë? Pritshmëritë e Shehajt: Jemi shumë afër
Agron Shehaj kreu i partisë Mundësia, e cila garoi në zgjedhjet e 11 Majit për të pasur përfaqësuesit e saj në Parlament dha një intervistë të shkurtër për emision in “Opinion” në Tv Klan. Nga një shkollë në Shkozë, e cila po shërben për numërimin e votave Shehaj tha se ishte i zhgënjyer nga rezultati i deritanishëm i zgjedhjeve… Lexo më shumë
Lapaj i lumtur me 70 mijë votat, por kërkon edhe 12 orë kohë…
Kreu i koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” Adriatik Lapaj e mbajti fjalën dhe u prononcua sërish për “Opinion”. I lumtur me rezultatin e deritanishëm, ai tha se 70 mijë vota në rang vendi janë domethënëse dhe që premtojnë një rrugëtim të frytshëm politik të kësaj force… Lexo më shumë
Kandidati i “Shqipëria Bëhet” revoltohet ndaj numëruesve, e qetëson Taulant Balla
Një kandidat i Nismës Shqipëria Bëhet ka shpërthyer ndaj numëruesve në Parkun Olimpik, aty ku po nxirret në tavolinë vota e diasporës.
Siç duket edhe nga pamjet, ai ankohet për faktin që po zgjatet procesi.
Mbyllet numërimi në Mirditë, fiton PD-ja

Është mbyllur numërimi i votave brenda vendit edhe në Bashkinë e Mirditës. Aty Partia Demokratike ka fituar me mbi 1400 vota.
Sipas të dhënave nga KZAZ-ja atje, PD ka marrë 5453 vota, ndërsa PS ka marrë 4008 vota.
Ndërkohë kujtojmë se vijon ende numërimi për votat e diasporës.
Lufta në Tiranë bëhet për një mandat! Analisti tregon 3 partitë që mund ta marrin
Analisti Neritan Sejamini arsyetoi se mandatet aktuale që kanë marrë partitë do të qëndrojë ashtu siç janë, ndërkohë që veçoi tre partitë kryesore, të cilat kanë shanset për të marrë mandatin e fundit në qarkun e Tiranës, sipas tij është PS, PD dhe Mundësia… Lexo më shumë
Do pranojnë humbjen apo…? Balliu “thyen heshtjen” nga selia blu
Edhe pse gazetarja Elida Marvataj raportoi se në selinë blu ka pllakosur heshtja, këtë gjë e mohoi koordinatori i kësaj partie për qarkun Tiranë Klevis Balliu. “E para s’ka pllakosur heshtja se po të kishte pllakosur, nuk do flisja unë”, tha ai në lidhje të drejtpërdrejtë për “Opinion”.
Të Dielën e zgjedhjeve e cilësoi një ditë krimi me një sërë provash sipas tij, që janë pasqyruar edhe në raportin e OSBE/ODIHR-it... Lexo më shumë
Manastirliu për “Opinion”: Presim 20 mandate në Tiranë! Ja kur merr formë Parlamenti
Drejtuesja e PS-së për qarkun Tiranë Ogerta Manastirliu foli këtë mbrëmje për “Opinion”. Ajo u shpreh mjaft optimiste për rezultatet përfundimtare duke theksuar se Partia Socialiste tanimë ka një përgjegjësi më shumë ndaj qytetarëve… Lexo më shumë
PD fiton Kukësin, si ndahen mandatet

Është mbyllur numërimi edhe në Qarkun e Kukësit. Partia Demokratike e ka ngjyrosur në blu këtë qark duke dalë fitimtare.
Selia blu mori 18,934 vota. Socialistët morën 10,970 vota. Mandatet në këtë qark ndahen, 2 për PD-në dhe 1 për PS-në… Lexo më shumë
Zgjedhjet 2025 | Vijon numërimi i votave, PS kryeson

Ditën e djeshme shqiptarët shprehën vullnetin e tyre me votë në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit 2025, teksa tashmë po zhvillohet procesi i numërimit.
Gjithsej në të gjithë Shqipërinë janë 5225 kuti për votat brenda vendit, teksa kujtojmë se këtë vit ka votuar edhe diaspora.
Bashkia e parë që nisi dhe përfundoi numërimin ishte Pusteci në Qarkun e Korçës. PS doli forcë e parë, duke ngjyrosur me rozë në hartë bashkinë e parë që merr në këto zgjedhje.
Sapo nisi numërimi i votave në Pustec sipas udhëzimit të KQZ, kjo bëri që të nisë numërimi i votave të diasporës në tërësi për Qarkun e Korçës.
Ndërkohë numërimi ka vijuar edhe në disa bashki të tjera ku kryesisht kryeson Partia Socialiste deri në këto momente.
Kujtojmë se dje qendrat e votimit ishin të hapura deri në orën 19:00 ndërsa të drejtën për të votuar e patën mbi 3.7 milionë shqiptarë. Këto janë zgjedhjet e 11-ta në Shqipëri pas ardhjes së demokracisë.
Për të gjitha zhvillimet nga dita e zgjedhjeve dhe tashmë maratona e numërimit Tvklan.al po ju shoqëron me raportime live për të gjitha të rejat e fundit.
Për më tepër ne ju ftojmë të informoheni në zgjedhje.tvklan.al për të dhënat rreth pjesëmarrjes së votimit dhe numërimit çdo orë, si dhe krahasimeve me zgjedhjet e mëparshme parlamentare.
/tvklan.al