Kandidati demokrat për Shtëpinë e Bardhë Barack Obama, shkon drejt mbylljes së turit të tij ndërkombëtarë me vizitën në Britani. Pas takimit me kryeministrin Gordon Brown, Obama tha, se në bisedën e mrekullueshme siç e cilësoj ai, u diskutua për çështje të tilla si lindja e mesme, ndryshimet klimaterike, terrorizmi dhe zhvillimi ekonomik.

Barack Obama: “Unë shpreh mirënjohjen dhe njëherë për ndihmën e fuqishme të Britanisë së Madhe në çështjet siç është Afganistani. Kryeministri ashtu si dhe unë theksuam faktin se duhen forcuar marrëdhëniet trasa atantike, për të përballuar këtë çështje të mëdha”.

Më tej Obama shtoj se politika e tij e jashtme përfshinte përpjekjet për të forcuar këto marrëdhënie me Amerikës dhe Britanisë veçanërisht për reformat e nevojshme. I pyetur për suksesin në Berlin, senatori i Linoisit u shpreh kështu.

Barack Obama: “Nuk besoj se do të ketë ndonjë ndikim të menjëhershëm politik, por as nuk do të habitesha nëse do të kishte pasoja në rezultatet e votimeve. Arsyeja për të cilën mendoj se ky udhëtim ishte i rëndësishëm, është se jam i bindur që shumë çështje për të cilat ne përballeshim në shtëpi nuk do të zgjidheshin pa partner të fort jashtë”.

Suksesi në Berlin ku ishin mbledhur mbi 200 mijë njerëz është në qendër të analistes së turit në Lindjen e Mesme dhe Europë. Shumë analist e kanë vlerësuar atë si një testim të fortë ku Obama lëshojë një mesazh pozitiv për të mirëpritur bashkëpunimin mes SHBA dhe Europës, ndërsa të tjerë mendojnë se ai në vetvete mbart rrezikun për t’u dhënë shkas mbështetësve të tij të mendojnë nëse është apo jo kandidati i duhur./tvklan.al

Gazetare: Justina Ukaliaj