Në Shqipëri, gratë shpenzojnë mbi 5 orë në ditë në punë të papaguar të kujdesit në familje, ndërsa burrat vetëm 50 minuta.
Të dhënat bëhen të ditur në raportin, kujdesi si investim në Shqipëri të publikuar nga agjencia e Kombeve të Bashkuara, ku angazhimi i burrave në familje është rreth 5 herë më i ulët.
Sipas ekspertëve të ekonomisë, kjo punë e papaguar e grave përkthehet në më shumë kujdes për të moshuarit, për pastrimin e shtëpisë apo kujdesin për fëmijët.
Ky angazhim i grave shihet si një faktor pengues që kufizon fuqizimin e plotë ekonomik të grave dhe pjesëmarrjen e tyre në tregun e punës, si dhe një sektor ekonomik me potencial të madh transformues.
Por çfarë pasojash ka për gratë angazhimi më i madh në familje.
Sipas raportit investimet në ekonominë e përkujdesit mund të gjenerojnë rreth 12 mijë vende të reja pune të drejtpërdrejta, në 75% të të cilave do të angazhoheshin gra.
/tvklan.al












Botërori 2026 