Me rastin e 114-vjetorit të pavarësisë së Republikës së Shqipërisë dhe 35-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike Shqipëri-Vatikan, Ambasadorja e Shqipërisë pranë Selisë së Shenjtë Znj. Majlinda Frangaj zhvilloi një pritje zyrtare për këtë ngjarje të rëndësishme.
Të pranishëm ishin përfaqësues të lartë të Selisë së Shenjtë të Vatikanit, ambasadorë, ministri i Jashtëm Ferit Hoxha dhe personalitete nga fusha të ndryshme.
Ambasadorja Frangaj foli për marrëdhëniet e forta mes dy shteteve prej shumë vitesh.
Edhe ministri i Jashtëm Ferit Hoxha nënvizoi se teksa jemi në 114-vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, Selia e Shenjtë ka qenë gjithmonë një mike e rëndësishme e vendit tonë.
Në këtë 35-vjetor të rivendosjes së marrëdhënieve Shqipëri-Vatikan nuk munguan as mesazhet e përfaqësuesve më të lartë të Selisë së Shenjtë dhe Kardinalit Shqiptar Ernest Simoni.
Në ceremoninë e mbajtur në Romë u prezantua edhe pulla postare përkujtimore.
Në shenjë miqësie mes dy vendeve dhe në kuadër të 114-vjetorit të Pavarësisë edhe kjo tortë me simbolikën e flamurit kombëtar.
/tvklan.al












Botërori 2026 