Mbi 1 mijë e 300 civilë kanë humbur jetën si pasojë e sulmeve ajrore të SHBA-ve dhe Izraelit mbi Iran, sipas ambasadorit iranian në OKB, Amir-Saeid Iravani.
Ai deklaroi se deri më tani janë shkatërruar rreth 9 mijë e 669 objekte civile, përfshirë 7 mijë e 943 banesa, si dhe dhjetëra shkolla e institucione arsimore.
Ambasadori Iravani shtoi se bombardimet mbi depot e karburantit në Teheran dhe qytete të tjera kanë shkaktuar ndotje të konsiderueshme.
Ndërkohë, gazetarë të AFP-së kanë raportuar për një raund të ri shpërthimesh në Teheran mbrëmjen e kësaj të marte, më shumë se një javë pas nisjes së luftës në Lindjen e Mesme. Shpërthimet u dëgjuan në veri dhe perëndim të kryeqytetit.

Ambasadori iranian në OKB përsëriti se bombardimet amerikano-izraelite kanë shkatërruar pothuajse 10 mijë objekte civile që nga 28 shkurti, duke përfshirë 65 shkolla dhe afro 8 mijë shtëpi.
Ky bilanc tragjik vjen në një kohë kur tensionet në rajon janë në rritje, ndërsa sulmet ajrore vazhdojnë të godasin zona të banuara dhe infrastrukturë civile në Iran.












Botërori 2026 
