Raportim Live

Analizë | Kriza në Iran, tri mënyra se si mund të përfundojë

Nga një moment në tjetrin, kriza në Iran duket se po përshkallëzohet në mënyra gjithnjë e më të pasigurta për qeveritë, investitorët dhe qytetarët e zakonshëm. Shumëçka tani varet nga vendimet individuale të liderëve të paparashikueshëm, përfshirë presidentin amerikan Donald Trump, dhe ndoshta edhe udhëheqësin e ri dhe të paprovuar suprem të Iranit, Mojtaba Khamenein.

Të hënën, Trump dha sinjale të përziera, duke e quajtur luftën një “ndërhyrje afatshkurtër” që mund të përfundonte “së shpejti,” ndërsa gjithashtu tha se nuk duhet të përfundojë para se Irani “të mos ketë më asnjë kapacitet për një periudhë shumë të gjatë për të zhvilluar armë që mund të përdoren kundër SHBA-ve, Izraelit apo ndonjë aleati tonë.”

Pra, ku po shkon e gjitha kjo? Brenda Shtëpisë së Bardhë, gjatë një krize përdoren ekspertë nga e gjithë qeveria amerikane për të modeluar skenarët e mundshëm të përfundimit të një konflikti: një skenar bazë (më i mundshmi), një skenar më të mirin dhe një skenar më të keqin.

Ja si mund të duket kjo analizë, bazuar në informacion publik dhe raportimet… Lexo më shumë

OKB: Mbi 1 mijë e 300 civilë të vrarë nga bombardimet amerikano-izraelite në Iran

Mbi 1 mijë e 300 civilë kanë humbur jetën si pasojë e sulmeve ajrore të SHBA-ve dhe Izraelit mbi Iran, sipas ambasadorit iranian në OKB, Amir-Saeid Iravani.

Ai deklaroi se deri më tani janë shkatërruar rreth 9 mijë e 669 objekte civile, përfshirë 7 mijë e 943 banesa, si dhe dhjetëra shkolla e institucione arsimore.

Ambasadori Iravani shtoi se bombardimet mbi depot e karburantit në Teheran dhe qytete të tjera kanë shkaktuar ndotje të konsiderueshme… Lexo më shumë

download app

Pentagoni: Rreth 140 ushtarë amerikanë të plagosur, 8 prej tyre në gjendje të rëndë

Pentagoni sapo ka publikuar një deklaratë nga Shtëpia e Bardhë, duke thënë se rreth 140 pjesëtarë të ushtrisë amerikane janë plagosur që nga fillimi i luftës në Iran më 28 shkurt.

Zëdhënësi i Pentagonit, Sean Parnell, tha në një konferencë për mediat se “shumica dërrmuese e këtyre plagëve kanë qenë të lehta”, dhe se 108 ushtarë tashmë janë rikthyer në detyrë, pas marrjes së kujdesit shëndetësor.

“Tetë pjesëtarë të ushtrisë mbeten të listuar si të plagosur rëndë dhe po marrin nivelin më të lartë të kujdesit mjekësor,” shtoi ai.

Mina nga Ngushticën e Hormuzit? Trump paralajmëron Iranin

Presidenti amerikan Donald Trump publikoi një mesazh në Truth Social pas raportimeve se Irani po vendos mina në Ngushticën e Hormuzit.

Trump shkruante se, nëse Irani ka vendosur mina, për të cilat deri tani nuk ka raporte të konfirmuara, ato duhet të hiqen menjëherë. Ai paralajmëroi se nëse minat nuk hiqen, pasojat ushtarake ndaj Iranit do të jenë “në një nivel të paprecedent”.

Nga ana tjetër, presidenti shtoi se heqja e mundshme e minave do të përbënte një “hap gjigant në drejtimin e duhur”.

Kur do të përfundojë lufta? Shtëpia e Bardhë: Kur Trump të vendosë…

Karoline Leavitt

Karoline Leavitt

E pyetur nga gazetarët se sa do të zgjasë lufta në Iran, sekretarja e shtypit e presidentit amerikan Donald Trump, Karoline Leavitt, tha se afati fillestar ishte katër deri në gjashtë javë për të shkatërruar raketat e Iranit dhe Marinën e tij, për të eliminuar kapacitetet bërthamore dhe për të zhdukur grupet e tij të ndërmjetme.

Operacioni është përpara afatit, tha ajo, duke përsëritur komentet e bëra nga Trump të hënën, por lufta nuk do të përfundojë derisa Irani të dorëzohet “plotësisht dhe pa kushte, pavarësisht nëse e thotë apo jo”.

Leavitt shtoi se Trump do të jetë ai që do të përcaktojë kohën se kur Irani nuk paraqet më një kërcënim të drejtpërdrejtë dhe ndalimin e luftimeve.

Rusia mohon të ketë ndarë informacione ushtarake amerikane me Iranin

Rusia ka mohuar të ketë ndarë informacione për asetet ushtarake amerikane në Lindjen e Mesme me Iranin, njoftoi të martën emisari i veçantë i presidentit Donald Trump, Steve Witkoff.

Në një intervistë për CNBC, Witkoff tha se ky mohim u dha gjatë një bisede telefonike që Trump pati të hënën me presidentin rus Vladimir Putin, si dhe gjatë një bisede tjetër të zhvilluar më herët atë ditë me këshilltarin e tij Jared Kushner dhe zyrtarin rus për politikën e jashtme, Yuri Ushakov.

Trump nuk dha detaje mbi bisedën me Putinin, duke thënë vetëm se ishte “shumë e mirë” dhe se presidenti rus “dëshiron të jetë i dobishëm për Iranin”. Nga ana ruse, Ushakov e përshkroi bisedën si “të hapur”.

Libani kërkon dialog me Izraelin dhe çarmatimin e Hezbollahut

Presidenti i Libanit ka bërë thirrje për negociata të drejtpërdrejta me Izraelin si pjesë e një propozimi për t’i dhënë fund konfliktit në rritje me Hezbollahun, ndërsa kritikoi ashpër grupin e mbështetur nga Irani për tërheqjen e vendit në një luftë më të gjerë rajonale.

Një zëdhënës i presidentit Joseph Aoun i tha BBC-së se Libani është i gatshëm të negociojë, por jo ndërkohë që vendi mbetet nën zjarrin izraelit. Gjatë një takimi virtual me zyrtarë të lartë të Bashkimit Europian të hënën, Aoun paraqiti atë që e përshkroi si një rrugë drejt “sigurisë dhe stabilitetit të përhershëm në kufijtë tanë”… Lexo më shumë

Bejruti merr mesazhin nga SHBA-të: Çarmatosni Hezbollahun dhe nisni negociatat me Izraelin

Washingtoni ka dërguar një mesazh të fortë në Bejrut këtë të martë: që duhet të veprojë shpejt për t’i dhënë fund çdo aktiviteti ushtarak të Hezbollahut, ta pengojë të lëshojë raketa, t’i konfiskojë armët dhe të marrë kontrollin e pozicioneve të tij. Të paktën kështu ka raportuar sot L’Orient-Le Jour duke iu referuar disa burimeve diplomatike.

Mesazhi amerikan thekson gjithashtu se ushtria libaneze duhet të marrë nismën dhe masat e nevojshme për të arritur këto objektiva sa më shpejt. Një tjetër pjesë e mesazhit është angazhimi i Bejrutit në negociata të drejtpërdrejta me Izraelin për të arritur një marrëveshje paqeje… Lexo më shumë

Nafta, sanksionet dhe Lindja e Mesme/ Strategjia e Putinit për t’u rikthyer në skenë, si telefonata me Trumpin mund të ndryshojë ‘lojën’

Telefonata mes Donald Trump-it dhe Vladimir Putin-it i rikthen disi një rol liderit të Kremlinit në çështjen iraniane. Dhe Putin, i cili nga bllokimi i Ngushticës së Hormuzit ka marrë dhuratën e papritur të rritjes së çmimeve të naftës dhe gazit, po përpiqet të përfitojë sa më shumë nga kjo situatë.

Një ditë pas bisedës me Trump-in, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Peskov, shpjegoi se presidenti rus ka paraqitur disa propozime ndërmjetësimi për konfliktin në Iran dhe se këto “janë ende mbi tryezë”.

Trump vetë kishte aluduar për këtë pas telefonatës, duke thënë se “Putin dëshiron të ndihmojë” në uljen e tensioneve, por duke shtuar se “kontributi i tij do të ishte edhe më i dobishëm nëse do ta përfundonte luftën në Ukrainë”... Lexo më shumë

Irani dhe Hezbollahu lëshojnë raketa drejt zonës së vizituar nga ministri i Jashtëm gjerman

Irani dhe grupi libanez Hezbollah kanë lëshuar njëkohësisht raketa drejt qytetit Beit Shemesh, në distriktin e Jerusalem, si dhe drejt zonës së Kiryat në Israel.

Sipas raportimeve nga terreni, ekipet e shpëtimit kanë mbërritur menjëherë në zonën e goditur. I njëjti vend ishte shënjestruar edhe të dielën e kaluar nga një raketë iraniane, sulm që shkaktoi dhjetë viktima, mes tyre edhe fëmijë.

Pak para sulmit të pasdites së sotme, zona ishte vizituar nga ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, i cili ndodhet në Izrael për vizitën e tij të parë diplomatike që nga nisja e operacionit ushtarak izraelit të quajtur “Rrugëtimi i Luanit”.