Kreu i Shërbimit të Veprimit Kundër Minave të Kombeve të Bashkuara (UNMAS) në territoret palestineze të pushtuara, Luke David Irving, ka deklaruar se popullsia në Gaza është e ekspozuar ndaj një kërcënimi “jashtëzakonisht të lartë” për shkak të mjeteve shpërthyese të pashpërthyera që ndodhen të shpërndara në të gjithë enklavën.
Sipas Al Jazeera, Irving theksoi se javën e kaluar pesë fëmijë palestinezë u plagosën nga armë të fshehura nën rrënojat e bombardimeve izraelite.
“Ky është vetëm një nga qindra raste të raportuara,” shtoi ai gjatë një informimi në selinë e OKB-së në New York.
Deri më sot, UNMAS ka regjistruar 328 viktima nga minat, përfshirë të vdekur dhe të plagosur, që nga tetori i vitit 2023.
Megjithatë, Irving tha se “besojmë se kjo shifër është shumë e nënvlerësuar. Fatkeqësisht, mund të themi se shumë më tepër njerëz janë plagosur ose vrarë për shkak të mjeteve shpërthyese që kanë mbushur Gazën gjatë dy viteve të fundit”.
Sipas tij, UNMAS ka identifikuar të paktën 560 mjete shpërthyese në zonat e Gazës ku ka pasur akses. Por ai paralajmëroi se nuk do të dihen përmasat reale të ndotjes nga mjetet shpërthyese derisa të jetë e mundur të kryhet një hetim i plotë në të gjithë territorin.
/tvklan.al












Botërori 2026 
