Mbrëmjen e kaluar në Pallatin e Kongreseve, violinisti virtuoz i skenave ndërkombëtare, Olen Çesari dhe International Clandestine Orchestra dhuruan një koncert të jashtëzakonshëm, para një publiku të madh artdashës.

Me një ndërthurje të veçantë muzikore, emocionesh, performancash brilante dhe energjie që krijuan një atmosferë magjike në sallë, ishte nata e parë e koncertit që riktheu violinistin në vendin e tij.

Skenës së madhe artistike iu bashkuan një kast i veçantë emrash të mirënjohur të skenës artistike brenda vendit dhe artistë të mirënjohur ndërkombëtarë.

Dren Abazi, Lavinia Mancusi, Enrico Giaretta, Zyliha Miloti, Carlos Paz dhe Roland Cenko, të cilët dëshmuan se nata e kaluar ishte më shumë se një koncert, ishte një ansambël artistik.

Koncerti do të vijojë edhe në datat 10 dhe 11 prill në Pallatin e Kongreseve, për të folur në gjuhën më të bukur, me gjuhën e muzikës dhe artit të vërtetë.

Tv Klan

/tvklan.al