Britania e Madhe ka zhvilluar një operacion të fshehtë të sigurisë kibernetike për të mbrojtur dhjetëra mijëra frigoriferë në supermarkete, magazina, restorante, pika karburanti dhe stadiume, pas sulmeve të fundit të hakerave në disa vende europiane.

Sipas BBC, mendohej se Mbretëria e Bashkuar u kishte shpëtuar këtyre sulmeve, pasi industria britanike e ftohjes përdor pajisje të ndryshme.

Megjithatë studiues të sigurisë zbuluan një të metë serioze e cila, nëse do të zbulohej nga hakerët, mund të kishte shkaktuar dëme edhe më të rënda në Mbretërinë e Bashkuar.

Që atëherë, studiuesit, ekipet dhe Qendra Kombëtare për Sigurinë Kibernetike kanë punuar pa ndërprerje për të paralajmëruar dhjetëra kompani.

Mijëra pajisje që kontrollonin dhjetëra mijëra njësi ftohëse u shkëputën nga interneti i hapur dhe stafi u udhëzua që të hiqte kabllot e internetit dhe të monitoronte temperaturat manualisht.

Valët e fundit të sulmeve kibernetike në Evropë shkaktuan prishjen e sasive të mëdha të ushqimit në qindra dyqane, duke shkaktuar dëme që kapin vlerën e miliona paundëve.

Franca ka akuzuar Iranin për një nga valët e sulmeve që goditën supermarketet e saj, ndërsa Teherani e ka mohuar përfshirjen.

Klan News

/tvklan.al