Krahas natyrës dhe peizazhit të mrekullueshëm që të ofron bregdeti Adriatik në ditët e nxehta të verës, hotelet dhe restorantet të vendosura në plazhin e Durrësit e të Golemit kanë vendosur të ofrojnë për pushuesit çmime më të leverdishme.

Oferta turistike natyrore është  shumë e pasur dhe e larmishme, e cila tërheq rreth vetes një numër të madh pushuesish, jo vetëm  vendas por edhe jashtë trojeve shqiptare.

Pushues: “Për një rrogë të mirë të arsyeshme janë, për ne pensionistët nuk janë të arsyeshme.”

Pushues 2: “Nuk janë të këqija, mirë është..”

Pushues 3: “Nuk janë të shtrenjta, mirë kalojmë. Më parë gjithë kam qenë në Korrik, faktikisht ka qenë pak më shtrenjtë.”

Pushues 4: “Unë mendoj se janë  çmime  të arsyeshme dhe nuk janë çmime të larta, janë shumë të mira.”

Për të thithur sa më shumë pushues dhe turistë të huaj operatorët turistikë privatë kanë vendosur të ofrojnë të njëjta çmime  me atë të një viti më parë. Çmimet e hoteleve dhe banesave në bregdetin  e qytetit të Durrësit luajnë një rol të rëndësishëm  në rritjen dhe zhvillimin e turizmit.

Përgjatë vijës bregdetare çmimet paraqiten më të larta të cilat variojnë nga 15 euro deri në 60 euro për një natë pushimi. Ndërkohë që për bizneset që ndodhen në anën tjetër të vijës bregdetare çmimet janë më të ulëta ku variojnë nga 10 euro deri në 25 euro nata./tvklan.al

/tvklan.al