Sezoni turistik në Durrës duket se po përballet me vështirësi, ndërsa operatorët e turizmit shprehen të shqetësuar për ecurinë e rezervimeve.
Të mbledhur të gjithë bashkë, ata thonë se situata e krijuar në vend po ndikon negativisht te turistët e huaj dhe partnerët ndërkombëtarë.
Sipas operatorit turistik Fatos Cerenishti, dy kompani të mëdha gjermane kanë pezulluar bashkëpunimin, duke sjellë një rënie prej rreth 40 për qind të rezervimeve.
Edhe kryetari i Shoqatës së Hoteri-Turizmit në Durrës, Eduard Xhepa, apeloi për më shumë përgjegjësi nga të gjitha palët, duke theksuar se turizmi nuk duhet të bëhet viktimë e situatave që dëmtojnë imazhin e vendit.
Shqetësim ngre edhe operatori turistik Blerim Norja, i cili thotë se këtë vit mungojnë rezervimet e minutës së fundit, një treg që zakonisht sjell një fluks të konsiderueshëm vizitorësh gjatë sezonit veror.
Operatorët turistikë kërkojnë që të merren masa për ruajtjen e stabilitetit dhe promovimin e Shqipërisë si një destinacion i sigurt dhe tërheqës, në mënyrë që sezoni turistik të mos pësojë pasoja të mëtejshme.
Sipas tyre, turizmi është një sektor jetik për ekonominë dhe kërkon angazhim të përbashkët për të garantuar një sezon të suksesshëm.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 