Emisioni “Opinion” u zhvillua këtë të hënë, më 23 nëntor, nga Shenzhen i Kinës, në vendin ku u zhvillua Samiti i APEC-ut 2026. Megjithatë në pjesën e parë të emisionit u diskutua në lidhje me zhvillimet poltike brenda Partisë Socialiste. Cështjet e trajtuara ishin përplasja mes Ramës dhe Elisa Spiropalit, përplasja mes Ramës dhe Erion Veliajt dhe njëkohësisht lajmi se SPAK ka nisur një hetim për bashkëshortin e Elisa Spiropalit.
Në lidhje direkte: Bleona Metushi, Artan Hoxha, Arbër Hitaj, Anri Bala.

Pjesa e dytë e “Opinion” u fokusua në qëndrimin e kryetarit të partisë “Shqipëria Bëhet” Adriatik Lapajt, në lidhje me problemet e opozitës shqiptare. Ai u shpreh edhe në lidhje me bashkimin e mundshëm të opozitës dhe për faktin që opozita mund të dalë me një kandidat të vetëm në zgjedhje.

Pjesa e tretë i’u dedikua Samitit të APEC-ut 2026. Çfarë solli APEC-u dhe çfarë impakti mund të ketë ai për Shqipërinë?
Në lidhje direkte: Ornela Çuçi (nga Johanesburg në Afrikën e Jugut), Neritan Sejaminin (Washington, SHBA) dhe Baton Haxhiu nga Prishtina).

/tvklan.al