Opinion nga Blendi Fevziu, emisioni politik më i ndjekur dhe më i preferuar në ekranet shqiptare. Arena e politikës shqiptare që prej 31 Gushtit 1997. Komente, analiza, debate, intervista, personazhe, dëshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet më të fundit dhe më të rëndësishme në jetën politike dhe sociale të vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e të ftuarve në studio.
Lana drejt daljes nga shtrati? Uji rrezikon makinat e bizneset, nëse reshjet do vazhdojnë…
Në një lidhje live në emisionin “Opinion” në Tv Klan, gazetarja Sibora Bitri, ishte pranë zonës së njohur si Pallati me Shigjeta në Tiranë, aty ku lumi Lana është fryrë tej mase dhe nga momenti në moment, rrezikon që të dalë nga shtrati.
Gazetarja tha se nëse reshjet vazhdojnë me intensitet të lartë gjatë natës, atëherë Lana mund të dalë nga shtrati. Ajo shtoi se pavarësisht paralajmërimit nga situata, qytetarët sërish kanë parkuar makinat e tyre shumë pranë shtratit të Lanës.
Ajo shtoi se me siguri kjo ndodh, pasi edhe parkimi në Tiranë është një problem më vete. Ndërsa, tha se nëse Lana del nga shtrati, rrezikojnë të dëmtohen jo vetëm makina, por edhe banesa në katet e para e biznese.
“Nëse reshjet do vijojnë intensivisht gjatë natës, Lana do dalë nga shtrati. Uji mund të rrezikojë më pas banesat apo bizneset, që janë në afërsi të rrugës. Ka sërish makina të parkuara në anë të rrugës, pavarësisht paralajmërimit. Kjo me siguri që ndodh, pasi në Tiranë parkimi është një problem më vete. Për sa i përket përmbytjeve, Gjirokastra shfaqet problematike, ku ka pasur rënie inertesh, ku rruga Tepelenë-Gjirokastër është bllokuar. Përroi Fico në Gjirokastër ka shkaktuar përmbytje, duke hyrë uji në banesa dhe në biznese. Në Durrës, edhe burgu ka pasur probleme, ku edhe oborri ka pasur probleme. Mësimi nuk po zhvillohet aktualisht në Durrës, por edhe në Laç, Lezhë, Shkodër. Në Obot, ka pasur gjithashtu nivel të lartë uji. Edhe në Kukës ka pasur probleme, ku zonat më problematike janë Shishtaveci dhe Zapodi. Edhe në Elbasan ka pasur probleme me energjinë elektrike. Në zonën e Qafë Plloçës, ka pasur rrëshqitje gurësh, prandaj makinat duhet ta shmangin atë aks. Qarqet më problematike janë Shkodra, Vlora, Lezha, Dibra. Problematike janë edhe zonat pranë lumenjve në vend”, tha gazetarja Sibora Bitri.
Shqipëria ndodhet prej disa orësh në një gjendje kritike, sa i përket përmbytjeve. Situata problematike nga reshjet është nga veriu në jug, me Gjirokastrën, Durrësin, Shkodrën dhe Lezhën, si qarqet më të prekura.
/tvklan.al












Botërori 2026 