#Opinion | Emision politik live nga #BlendiFevziu në #TvKlan

Përvjetori i 25-të i çlirimit të Kosovës, 12 qershorit 1999 kur trupat e NATO-s hynë në Kosovë pas marrëveshjes së Kumanovës në të cilën trupat serbe u larguan nga i gjithë territori i Kosovës duke i hapur rrugë hyrjes së trupave të KFOR-it dhe njëkohësisht është dita e parë e çlirimit të Kosovës. Më 17 shkurt 2008, Kosova shpalli pavarësinë. Kamera e emisionit “Opinion” ishte e para që ka hyrë në Kosovë. Një moment hisotrik ishte ardhja e parë e drejtuesve të luftës në Kosovën e lirë. 4 nga drejtuesit e luftës së UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi ndodhen në Gjykatën e Posaçme në Hagë të akuzuar për krime lufte, krime kundër njerëzimit jo në emrin e tyre personal, por në kuadrin e një grupi të strukturuar kriminal për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.
Çfarë ka ndodhur me gjyqin e tyre? Dokumentari tregon sa ka ndërhyrë Serbia në gjyqin e Hagës përmes përdorimit të dëshmitarëve të pavërtetë. Rasti është i një dëshmitari që është përjashtuar nga Gjykata e Posaçme e Hagës për shkak se ishte i pabesueshëm, i manipuluar nga një tjetër person por që në ‘background’-in pas tij qëndronin elementët serbë. Si ishte fabrikuar ky dëshmitar? Pse ai u përzë nga gjykimi? Sa histori të ngjashme mund të ketë që duhet të shqyrtohen një për një për të parë se cilat janë dëshmi të sajuara në strukturat e Beogradit?