Numërimi i votave të brenda vendit përfundoi dhe rezultatet treguan se ajo që fitoi zgjedhjet e 11 Majit ishte Partia Socialiste. Megjithatë vijon që të numërohet vota e diasporës, vijon të ketë një problem me votën e Greqisë të mbetur pezull, e gjithashtu vijon që të ketë një garë mes kandidatëve.

Emisioni “Opinion” mbrëmjen e kësaj të enjteje në Televizionin Klan, jep një panoramë të përgjithshme të sferës politike, pas zgjedhjeve të 11 Majit.

Gjithashtu në hyrje të emisionit u fol për masat që Policia Rrugore dhe Policia e Shtetit kanë marrë për mbarëvajtjen e Samitit të Komunitetit Politik Europian, që do të mbahet ditën e nesërme, më 16 Maj, në sheshin “Skënderbej”. Kreu i Policisë Rrugore, Altin Qato trego me hollësi për të gjithë qytetarët akset që do të bllokohen dhe rrugët alternative që mund të përdorin për të shkuar në destinacionin që duan.

Të ftuar: Ori Nebiaj, Fitim Zekthi, Redi Shehu, Preç Zogaj, Neritan Sejamini, Artan Hoxha.

Në lidhje direkte: Taulant Balla, Elja Zotka.

Për t’u njohur me rezultatet me të fundit të zgjedhjeve vizitoni zgjedhje.tvklan.al!