Të ftuar: Luan Rama, Mark Marku, Agim Nesho, Alfred Peza, Aristir Lumnezi dhe Baton Haxhiu.

Peza: Presidenti nuk e shpërndan Parlamentin, Ilir Meta mund ta bëjë

Alfred Peza shprehet se Presidenti i vendit nuk mund ta shpërndajë Parlamentin, por Ilir Meta mund ta bëjë.

Nga studio e “Opinion” në Tv Klan, Peza thotë se Ilir Meta tashmë luftën e ka për lidershpip me Lulzim Bashën për opozitën.

“Sot ka nisur sezoni i ri i një telenovele të vjetër. Sezoni i parë i së cilës ishte vitin e kaluar dhe Presidenti e ka pak më të rëndë pozitën, sepse nëse opozita e bëri nga pozitat e saj politike, Presidenti e shkeli Kushtetutën, doli dhe tejkaloi të drejtën kushtetuese dhe ka hyrë në një fushë tjetër që nuk i takon.

Nëse Presidenti e shpërndan, sipas Kushtetutës ai nuk ka të drejtë janë tre raste, kur nuk zgjidhet kryeministri pas zgjedhjeve, kur nuk zgjidhet dot presidenti pas 5 votimeve të njëpasnjëshme dhe kur nuk arrihen 71 vota për mocionin e  mosbesimit.

Presidenti nga pikëpamja kushtetuese nuk e shpërndan dot, por Ilir Meta ka treguar se mund ta bëjë por ky do të ishte fundi i tij politik edhe nëse ka ambicie për tu rikthyer si lider i një partie.

Meta sot ka nisur një projekt të ri politik dhe lufta është sot është me Lulzim Bashën për opozitën”.

A do ta firmosë Meta dekretin për shpërndarjen e Parlamentit?

Ish-ambasadori Agim Nesho shprehet se nëse nuk do të ketë një zgjidhje që palët të ulen dhe të caktojnë zgjedhje të reja si kusht për të dalë nga kriza, Presidenti Ilir Meta mund të firmosë dekretin për shpërndarjen e Parlamentit.

I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, ai u shpreh se mendon se Presidenti duhej ta kishte shpëndarë më herët Parlamentin dhe se ishte në të drejtën e tij.

Mund ta mbash edhe me zor pushtetin disa kohë, por konsumohesh dhe nuk dihen pasoja për individin që luan një lojë të tillë”, shprehet Nesho, i cili ditën e sotme iu bashkua manifestimit të thirrur nga Presidenti Meta në  bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. /tvklan.al