Të ftuar: Lorenc Vangjeli, Paskal Milo, Dashamir Shehi, Armand Shkullaku, Endri Shabani, Fitim Zekthi dhe Ralf Gjoni.

Dashamir Shehi: Dita më e vështirë politike në jetën time, kur po prisja votimet e komunistëve

Kryetari i LZHK-së, Dashamir Shehi ka treguar ditën më të vështirë politike në jetën e tij. Bëhet fjalë për zgjedhjet e vitit 2017, kur Shehi dhe aleatët e tjerë të Partisë Demokratike u futën në listat e selisë blu pas marrëveshjes së 17 Majit.

I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Shehi u shpreh se ishte i 11-ti në listë dhe po priste si do të përfundonin votimet në Tiranë.

Ai thotë se preferon sistemin mazhoritar për zgjedhjet, për t’u përballur direkt me kundërshtarin politik.

Blendi Fevziu: Shehi, do kishe më kurajo sot pas 12 vjetësh që je në listë të shkoje të përplaseshe në mazhoritar kokë për kokë?

Dashamir Shehi: Unë përplasem jo kokë për kokë, po vesh për vesh. Unë e dua atë, me këtë jam bërë dikushi, me mazhoritarin. Se të pres tek lista për një si puna ime, është pak e trishtueshme. Herën e fundit kam pritur i 11-ti në Tiranë, a po mbyllen, tek lagjia 5 zgjedhjet apo jo. Kam kaluar ditën më të vështirë politike të jetës time. Po prisja se ç’po zgjedh lagjia e komunistëve në Tiranë, midis meje dhe një kandidati tjetër. Jam ndjerë shumë keq. Unë, dikush tjetër këtu, jemi njerëz që jemi investuar 30 vjet në politikë. Të rinjtë nuk e kanë të njëjtin shans. Jemi të privilegjuar në një skemë tjetër. Të tjerët mund të mos e kenë këtë avantazh. E megjithatë, unë do thoja, në qoftë se duhet ndryshuar sistemi sigurisht që do t’i nënshtrohet një gjykimi pak më të ftohtë dhe më të qetë. 

“Opozita mos ta çojë në mend fitoren”, Milo tregon si mund të zgjidhet kriza politike

Për kryetarin e PDS, Paskal Milo, marrëveshja mes mazhorancës dhe opozitës për Reformën Zgjedhore, nuk mundet ta zgjidhë krizën politike.

Në studion e “Opinion” në Tv Klan, Milo tha se më këtë marrëveshje ishte opozita ajo që bëri hapa pas, edhe pse po trumbetohet si fitore nga ana e tyre.

“Fitoren as mos e çojë në mend që e ka marrë, më vjen keq që e them këtë, se kam dëgjuar se trumbetohet si fitore. Të kthehesh në pozitat e nisjes ku ke qenë para se të largohesh nga parlamenti, me ndërgjegje, është kthim pas”.

Kriza e fortë politike sipas Milos nuk mund të zgjidhet me ndryshimin e sistemit zgjedhor, por është e nevojshme ndryshimi i sistemit politik.

Tryezën mes palëve ai e ka quajtur si një lëvizje taktike të përkohshme, që në thelb do të ketë retushe që do t’i bëhen kodit zgjedhor në përputhje me rekomandimet e OSBE/ODIHR.

I pyetur nga gazetari Blendi Fevziu se cili sistem është më i mirë sipas tij, Milo shprehet se “sistemi më i mirë ka qenë ai që kemi patur, mazhoritar proporcional i korrektuar”.

“Ai ka qenë më i ekuilibruar dhe i paatakuar”.

Por kishte një problem, që me të filluan të futen kriminelë, banditë”, ka replikuar Fevziu.

Por Milo shprehet se në 2005 u deformua zbatimi dhe se problemi nuk ishte tek sistemi por tek njerëzit që nuk e zbatuan.

Nëse nuk zhbëhet 2008, tani që është mbledhur ky komison, askush të mos pretendojë se do të vendoset stabilitet politik në Shqipëri, prapë do riciklohen krizat. Të dy partitë e mëdha, qoftë PS që është e betuar për të mos ndryshuar sistemin, qoftë PD që përpëlitet për shkak të aleatëve, edhe ajo nuk e do ndryshimin e përcaktuar të 2008, dhe për sa kohë nuk e duan këto parti të mëdha, të tjerat nuk kanë çfarë bëjnë, kështu që do mbetemi tek ky sistem dhe do riciklojmë krizën”. 

Shpërthen Shkullaku: Edi Rama ja ka marrë ko*et gjithë burrave dhe ja ka shtrydhur

Cilësia dhe përbërja e Parlamentit është një nga temat më të diskutuar në jetën politike shqiptare.

Gazetari Armand Shkullaku, gjatë bisedës në studion e emisionit “Opinion” për dialogun mes palëve politike për reformën zgjedhore, ka kritikuar të gjithë deputetët aktualë.

Për këta të fundit, Shkullaku tha se komandohen të gjithë nga Kryeministri Edi Rama, madje përdori termi “janë tredhur”.

Deklarata e ashpër e gazetarit nxiti reagimin e deputetit Ralf Gjoni, i cili hyri në Parlament si deputet i ri pas djegies së mandateve nga opozita e bashkuar.

Armand Shkullaku: Ka nevojë Shqipëria që të rrisë rolet e demokracisë përfaqësuese? Të shtohet ndonjë referendum? Të rritet pjesëmarrja e qytetarëve në vendimmarrje? Ka! A jemi në një pikë ku Parlamenti i zgjedhur me atë ligj që ne kemi, e parë si ka përfunduar? Me kërpërata, me shatra patra. Me idiotë tha Profesori Milo.

Deputeti Ralf Gjoni: O Mand…

Armand Shkullaku: Ky Parlament ja hoqën dhe të drejtën që të votojë.

Deputeti Ralf Gjoni: Ka më kërpëratë se PD-ja sot?

Armand Shkullaku: Po ç’lidhje ka PD?

Deputeti Ralf Gjoni: Ka më idiotësi se sa…

Armand Shkullaku: E PD-së është dhe ajo gruaja… Ajo gruaja e PD-së është.

Deputeti Ralf Gjoni: Kam qejf të flas pak për këtë se më ngacmoi Blendi.

Armand Shkullaku: Ajo gruaja është e PD-së, ajo kërpërata nga listat e PD ka hyrë. Parlamenti si fenomen…

Deputeti Ralf Gjoni: Unë jam dakord me ty që Parlamenti ka cilësi shumë të dobëta.

Armand Shkullaku: Parlamenti nuk ka cilësi të dobët. Parlamenti është i tredhur. Një burrë, që është Edi Rama, ja ka marrë koqet gjithë 128 burrave që janë aty dhe ja u ka shtrydhur. E keni parë si voton Parlamenti? Me 100 e ca vota pro Edi Ramës. Dhe kulmi, dhe kjo ka për të hyrë në historinë e Shqipërisë, që nga një komision ad hoc, me Titin, me Damon edhe me kush është tjetër aty Rudinën, do dali një letër, do i shkojë Parlamentit sovran, dhe Parlamenti sovran do thotë “endaksi” (greqisht: mirë).

“Po ta mbajti hajde”, debat mes Ralf Gjonit dhe Fitim Zekthit

Diskutimi për sistemin zgjedhor që duhet aplikuar në Shqipëri, ka nxitur debatin në studion e “Opinion” mes deputetit të ri Ralf Gjoni dhe kandidatit të PD në zgjedhjet e 2017, pedagogut Fitim Zekthi.

Ky i fundit kritikon Gjonin që pas largimit të LSI nga Parlamenti, pranoi mandatin e deputetit.

Ndryshe nga Zekthi, i cili thotë se edhe pse ishte në listat e PD, nuk pranoi mandatin pas largimit të opozitës nga Kuvendi, duke respektuar vendimin e partisë.

Për përbërjen e Parlamentit, Fitim Zekthi shprehet se nuk përfaqësohet vullneti i popullit.

Ndërsa deputeti Ralf Gjoni kundërpërgjigjet duke thënë se LSI, në listat e të cilës ishte vetë ai, u largua vetë nga Parlamenti, dhe nuk ishte Gjoni që u largua nga kjo parti.

Fitim Zekthi: Edhe sikur të ketë qenë rezultat i drejtë, në 2017 u votua të ketë 43 deputetë PD që nuk ka asnjë, të ketë 18 deputetë LSI që nuk ka asnjë.

Ralf Gjoni: Si s’ka mo?

Fitim Zekthi: Jo nuk ka.

Blendi Fevziu: Ralfi a nuk është i LSI?

Fitim Zekthi: Ai tha nuk jam i LSI!

Ralf Gjoni: Nuk është për fajin tim që LSI na ka ekskomunikuar si Kisha Katolike.

Fitim Zekthi: Ky Parlament nuk përfaqëson vullnetin e shqiptarëve. A kanë votuar partinë njerëzit? Partia ka dalë nga Parlamenti! Çdo në Parlament ti mor vëlla?

Ralf Gjoni: Unë jam futur nga lista e LSI. Nuk jam unë që jam larguar nga LSI. Është LSI që është larguar nga Parlamenti.

Fitim Zekthi: Votuan deputetët përpara teje.

Ralf Gjoni: Jo jo, mos gënje këtu ti. Po nuk haesh do me mua ti. Unë kam qenë i 11-ti në listë. Prandaj po them unë lista të hapura. Hajde masim forcën elektorale. Hajde e masim, hajde pra futemi me të hapura.

Fitim Zekthi: Mazhoritar miks.

Ralf Gjoni: A do t’i hapim listat? I hapim listat! Pse s’keni këllqe? Hajde mo dalim në garë. Unë nuk po kërkoj asnjë gjë më tepër se sa të dal e të garoj i lirë dhe i barabartë me të tjerët. Hajde mo hapi listat. Hajde pra. Ore jeni demokratë ju apo jeni komunistë?

Fitim Zekthi: Fakti që bërtet nuk je më i ndershëm.

Ralf Gjoni: Hajde dalim garojmë me lista të hapura.

Sa fjalime deputetësh ke shkruar në jetën tënde? Lorenc Vangjeli: Rekordin e kam arritur me…

Lorenc Vangjeli ka treguar se numrin më të madh të fjalimeve që ka shkruarpër deputetë të parlamentit, ka qenë 14 fjalime në një seancë.

Në studion e “Opinion” ai u shpreh se u ka shkruar fjalimr për disa prej deputetëve, por jo të këtij parlamenti, të cilët kanë qenë edhe të PD edhe të PS.

Blendi Fevziu: Lorenc më thuaj një gjë të sinqertë, por të vërtetën, do ma premtosh se jemi 7 burra këtu… sa fjalime deputetësh ke shkruajtur në jetën tënde që nuk i shkruanin dot vetë?

Lorenc Vangjeli: Rekordin e kam arritur 14 fjalime në një seancë, por ishin edhe PD edhe PS.

Blendi Fevziu: Pra i fusje dhe në replikë me njëri-tjetrin?

Armand Shkullaku: Të sqarojë vetëm një gjë… se po i ka bërë për këtë parlament tani, del keq Lorenci…

Lorenc Vangjeli: Jo për këtë jo

Blendi Fevziu: Por mirë mo që i bëje, por i vije dhe t’i lexonin?! Se është dhe puna e diksionit….

Lorenc Vangjeli: Atëherë, më pëlqen pyetja jote, nuk do të jepja përgjigje në asnjë rrethanë nëse ti nuk je protagonist në një të tillë. Përpara një seance kur diskutohej për hapjen e kutive të votimit, në mars të 2010, ke qenë para parlamentit që bëhen të enjteve, ke qenë për darkë me doktorin dhe zotin Frangaj, dhe doktori, mjeshtër siç është gjithmonë, të pyet në humor e sipër, njohës i mirë i verërave, të pyeti: O Fevzi çfarë të them ndonjë gjë tjetër… dhe një nga shakatë që bëre ti është dhe kjo puna e fjalimeve

Blendi Fevziu: Këtë se mbaj mend.

Lorenc Vangjeli: Dhe ti ji i sinqertë.

Blendi Fevziu: Që ti bën fjalimet e gjysmës së parlamentit…

Lorenc Vangjeli: Tani jo më.

Blendi Fevziu: Sa është kostoja për fjalim?

Lorenc Vangjeli: Ishin dy gjëra që më bënin ta bëja, e para ishte miqësia dhe dëshira për tu tallur… Po në atë parlament doktori thotë ‘ai që u bën fjalime ditën dhe ju tall klubeve natën’, dhe shakaja që kam bërë dhe refuzova dhe fillova t’i shmang deputetët, ishte se thash e mori vesh doktori dhe thotë që një faqe kushton 100 euro, më vjen Ritvani me bllokun e tatimeve…  

Mesazhi që i dërguan Fevziut në celular për kryetarin e bashkisë

Drejtuesi i emisionit “Opinion” në Tv Klan, Blendi Fevziu ka lexuar një mesazh që i mbërriti në celular, sikurse thotë vetë ai, 10 minuta përpara se të fillonte emisioni këtë mbrëmje.

Mesazhi bën fjalë për një kryebashkiak, në vazhdën e denoncimit të kryetarëve të bashkive me të shkuar kriminale dhe që kanë gënjyer në formularin e Dekriminalizimit.

Fevziu ka lexuar në studio këtë mesazh për të shkuarën e dyshimtë të kryetarit të bashkisë. Nuk dihet sa i vërtetë është pretendimi i qytetarit që i ka dërguar mesazhin Blendi Fevziut, por në të ka detaje konkrete për ngjarjen në fjalë. Madje, thuhet se ky kryetar ka ndërruar edhe identitetin.

Mesazhi që iu dërgua Blendi Fevziut në celular:

“Kam diçka me interes publik për kryetarin e bashkisë… Ka punuar doganier nga viti 1992 deri në vitin 2005 në…. Në Nëntor-Dhjetor 1996 është ndaluar nga policia për kontrabandë. Është ndaluar së bashku me filanin doganier, filanin kontrollor, filanin polic dhe ky personi. Atëherë u fsheh dhe fizikisht nuk u ndalua. Dosjen e ka ose në arkivin e prokurorisë, ose në polici. Në formularin e Dekriminalizimit nuk e ka deklaruar. Ka ndryshuar edhe emrin bashkë me mbiemrin”. /tvklan.al