Ministri u jep zgjidhje atyre që u ka skaduar mjeti i identifikimit

I ftuar mbrëmjen e sotme në “Opinion” në Tv Klan, Ministri i caktuar për menaxhimin e situatës së shkaktuar nga koronavirusi, Arben Ahmetaj i është përgjigjur disa prej pyetjeve që shqetësojnë qytetarët në këtë gjendje fatkeqësie natyrore.

Një nga shqetësimet e qytetarëve ishte skadimi i kartës së identitetit, por zyrat e ALEAT janë të mbyllura, dhe në këtë mënyrë ata pengohen për të hapur llogari bankare apo procedura të tjera të nevojshme.

Ministri Ahmetaj tregon sesi duhet të veprojnë këta persona.

“Duke e dëgjuar, sapo mendova një zgjidhje… një dokument identifikimi që është valid, mund të jetë patenta apo pasaporta. Pra rasti ku të tirja këto, karta, direkte dhe indirekte identiteti, ta shtojmë si dokument që të pranohet”.

Ministri Ahmetaj flet për përfitimet e bizneseve të vogla, sqaron detajet

I ftuar mbrëmjen e sotme në “Opinion” në Tv Klan, Ministri i caktuar për menaxhimin e situatës së shkaktuar nga koronavirusi, Arben Ahmetaj tha se bizneset e vogla do të paguhen përmes bankave për ata që verifikohen që kanë qenë në bordero si të vetëpunësuar.

“Nesër në mëngjes del online pyetësori, bëhet verifikimi dhe paratë i kalojnë bankës dhe nëse nuk ka llogari bankare, do t’u hapet një llogari dhe do vijojë për muajt e pandemisë”.

Ahmetaj tha se pagat nisin në Prill, dhe në këtë muaj do të paguhet muaji Mars.

“Nëse është biznes i vogël, deri 14 milion lekë, do të paguhen, ato që janë penguar nga urdhri 193… por janë specifikisht ato biznese të vogla të cilat janë drejtpërsëdrejti mbyllur për shkak të urdhrit 193”.

Çfarë duhet të bëjë një qytetar që i kërkojnë të paguajë kredinë?

I ftuar mbrëmjen e sotme në “Opinion” në Tv Klan, Ministri i caktuar për menaxhimin e situatës së shkaktuar nga koronavirusi, Arben Ahmetaj i është përgjigjur disa prej pyetjeve që shqetësojnë qytetarët në këtë gjendje fatkeqësie natyrore.

Gazetari Blendi Fevziu ka shtruar një problem që kanë hasur disa qytetarë, ku bankat u kërkojnë që të paguajnë këstet e kredive.

Çfarë duhet të bëjë një qytetar që i kërkojnë të paguajë kredinë?

“Edhe tek banka e Shqipërisë, edhe tek ne, do t’ju lutesha që nëse ka raste të tilla, të na thonë se do merremi me detyrim ligjor sepse është urdhër”. 

Ahmetaj: Si do veprohet me punonjësit që kompania nuk pranon t’i paguajë

I ftuar mbrëmjen e sotme në “Opinion” në Tv Klan, Ministri i caktuar për menaxhimin e situatës së shkaktuar nga koronavirusi, Arben Ahmetaj i është përgjigjur disa prej pyetjeve që shqetësojnë qytetarët në këtë gjendje fatkeqësie natyrore.

Si do funksionojë me pronarët që nuk duan të marrin kredi dhe nuk do të paguajnë punonjësit deri në fund të pandemisë?

“Jeni duke iu referuar një grupi biznesesh që nuk duan të marrin kredi për të paguar punonjësit me shpresë së do ti marrë shteti në kurriz?! Ne kemi dhënë kredinë, nuk i kemi ndaluar të punojnë, sepse nuk është si fasha e biznesit të vogël, këto lloj sipërmarrjesh… nëse nuk duan, atëherë punonjësit mund të aplikojë tek papunësia dhe qeveria mendon në dinamikë, qeveria tani për shkak të zhvillimeve merr vendime gati çdo 5 ditë”.

Por ministri thotë se jo të gjithë mund të përfitojnë nga ky aplikim papunësie.

“Nëse do të zgjasë dy muaj, apo katër muaj, shkon drejt një kolapsi të plotë për buxhetin e shtetit. Sot ne kemi humbur 100 milion dollarë  nga kjo situatë…”

Sa reziston shteti shqiptar? Ahmetaj: I kemi gjetur paratë…

I ftuar mbrëmjen e sotme në “Opinion” në Tv Klan, Ministri i caktuar për menaxhimin e situatës së shkaktuar nga koronavirusi, Arben Ahmetaj i është përgjigjur disa prej pyetjeve që shqetësojnë qytetarët në këtë gjendje fatkeqësie natyrore.

Lidhur me situatën e shkaktuar nga koronavirusi dhe krizën ekonomike, gazetari Blendi Fevziu e ka pyetur ministrin se sa kohë parashikohet që shteti shqiptar mund të rezistojë për të paguar pensionet dhe ndihmat, apo nevojat e tjera jetësore të qytetarëve, pyetje kjo për një skenar hipotetik…

Sa kohë mund të rezistojë shteti Shqiptar?

Nuk do lihet asnjë pagesë, që nga pensionet, pagat, ndihmat, shërbimet e shëndetësisë, policisë, asnjë pagesë nuk ka për të ngelur pa u bërë. Shteti punon me plane afatgjata për likuiditetin. Ne jemi qeveri e besueshme. Nuk është klishe, por ka të bëjë me këto 5 vite të fundit. I kemi gjetur paratë. Sot ankandi jonë prej 10 miliard lekësh shkoi shkëlqyer. Ju garantoj se strategjia e likuiditetit është e konsoliduar, afatgjatë dhe me disa skenarë”, u shpreh Ahmetaj.

Sa u takon atyre që kanë punuar në të zezë dhe sot janë të papunë, Ahmetaj tha se këto familje të cilat janë të varfra do të ndihmohen përmes pakove ushqimore dhe medikamenteve të nevojshme.

“Ka disa familje brenda atij fenomeni, një pjesë që janë realisht të varfër dhe një pjesë që kanë informalitet tek deklarimi i pagës… unë po flas për pjesën e në nevojë, që sigurisht nuk është aspak e mjaftueshme, por është ndihmë, dhe janë pikërisht ndihmat nëpërmjet ministrisë së mbrojtjes”.

Ndërkaq Ahmetaj ka folur edhe për planin e rimëkëmbjes pas përfundimit të kësaj situate, duke thënë se qeveria do t’i ndihmojë bizneset që janë prekur nga kjo krizë. 

Besa Shahini: Viti akademik do të mbyllet, në një formë apo një tjetër

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini, në një intervistë  për “Opinion” në Tv Klan,  i është përgjigjur disa pyetjeve të studentëve dhe maturantëve, të paraqitura nga gazetari Blendi Fevziu.

Shqetësimet që kanë ardhur si pasojë e situatës së koronavirusit, lidhen me efektivitetin e mësimit online dhe shqetësimin se maturantët ndihen të papërgatitur për t’u futur në provime.

Ministrja tha se është në dijeni të këtyre shqetësimeve, duke thënë se po mendohen mënyra alternative për t’u ardhur në ndihmë.

Ndërkaq ajo tha se shpreson që shumë shpejt të hapen shkollat dhe të vijojë procesi mësimorë për të shkuar me tej në provimet e maturës, duke mos u humbur vitin nxënësve.

“Shpresoj të kthehemi në shkolla dhe ta mbyllim këtë vit akademik , do shohim si po zhvillohet situata dhe kur të jetë e sigurtë, do të kthehemi dhe të bëjmë provimet kombëtare.  Ky vit do të mbyllet në një formë apo në një tjetër sepse nuk kemi pse penalizojmë nxënësit”.

E pyetur për bursat e studentëve, Shahini tha se të gjithë studentët që janë në sistemin e bursave do të paguhen, ndërsa shtoi se për ata studentë që nuk kanë mundësi të paguajnë tarifën e universitetit, mund t’i drejtohen me email ministres apo duke i shkruan në faqen e Facebook, për të analizuar rastin dhe gjetur një zgjidhje të mesme. /tvklan.al