Të ftuar: Valentina Telhaj, Françeska Muço, Glidona Daci, Akil Pano, Blendi Salaj, Evis Ahmeti.

Pastori: Unë nuk besoj se xhelozia është e keqe

Një ndër shkaqet kryesore të krimit në familje është xhelozia. E duke qenë në krye të listës si faktori që e shtyn dikë t’i marrë jetën tjetrit, gjithçka të çon drejt mendësisë se xhelozia në vetvete është diçka negative. Por pastori Akil Pano nga studio e “Opinion” thotë se xhelozia, atë të cilën ai e konsideron ‘xhelozi të shëndetshme’ është tregues i dashurisë mes një çifti.

“Unë mendoj që përgjatë dekadave të shtegtimit tonë ne dështuam të ndërtojmë njeriun në shumësinë e dimensioneve të tija si qenie, pra ne kemi në potencë njeriun e teknologjisë dhe të shkencës, pra njeriun modern, por kemi në impotencë njeriun e shpirtit, të ndjenjën, të emocionit, njeriun e ëndrrës, njeriun e virtytit. Ne dështuam të ndërtojmë virtytin.”

“Unë nuk besoj se xhelozia është e keqe. Ka xhelozi të shëndetshme, ka një xhelozi të shëndetshme që ruan raportin. Gruaja të dijë që burri është xheloz, ashtu sikundër bashkëshorti duhet të dijë që gruaja është xheloze për të. Ky element xhelozie flet për dashurinë. Kjo lloj xhelozie mbërrin në patologji, kjo lloj patologji dhe kjo lloj xhelozie patologjike është e furnizuar gjithashtu nga thashethemnaja urbane e atyre fjalëve”.

Vrasja makabre e 33-vjeçares nga burri, gazetarja: Mblesët e kanë kthyer në biznes trokitjen në derë

Një temë shumë delikate por për fat të keq aktuale, është ajo e vrasjes së grave nga bashkëshortët e tyre. Mbrëmjen e sotme në “Opinion” në Tv Klan, është marrë në analizë rasti i rëndë i vrasjes së 33-vjeçares në Xhafzotaj në Durrës, nga dora e bashkëshortit të saj dhe babait të tre fëmijëve të tyre.

Shkak për këtë vrasje makabre, në sy të tre fëmijëve, më e madhja 10 vjeçe dhe djali i vogël rreth 1 vjeç, është bërë xhelozia e bashkëshortit.

Ndërkohë, gazetarja Eviz Ahmeti u shpreh se një fenomen që po ndikon negativisht në marrëdhënien mes bashkëshortëve dhe që bëhet shkak për ngjarje të rëndë, është martesa me mblesëri.

Ahmeti thotë se edhe në Tiranë eksitojnë sot persona që kryejnë mblesëri, të cilët e kanë kthyer në biznes bashkimin e dy familjeve.

“Unë madje shpesh edhe irritohem me ata persona që trokasin në dyert e vajzave shqiptare, me mblesët, që e kanë kthyer në biznes, dhe marrin para për kundrejt asaj trokitjes në derë, që vajza e filanit është bërë për tu martuar. Në moshën 16, 17, 18… ekziston edhe sot, edhe në mes të Tiranës. Jam e sigurt se e prek çdo ditë.

Pra ai zotëria e ka zgjedh vërtetë vetë, por ajo vajzë ka dalë nga dera e babait. Sot kam komunikuar me babain e vajzës dhe me deklaroi se ‘nuk e di se çfarë ka ndodhur, por di sesi  mund të arrijë ky individ deri në momentin që t’i marrë jetë vajzës time dhe të shkëpusë djalin e vogël nga gjiri i nënës’.

Se është më pak se dy vjeç dhe ushqehej me gji. Por që mblesët ekzistojnë dhe e kanë kthyer në biznes, këtë ta garantoj unë. Ky zotëri o e ka parë diku, o ia ka rekomanduar dikush dhe zonja nuk ka pasur mbështetje nga familja e origjinës dhe ka shumë raste të tilla.

Në momentin që del nga dera e babait ti nuk mund të kthehesh më pas, për çfarëdolloj arsye, sepse nuk e ke më mbështetjen e tyre…” /tvklan.al

Operacioni forca e ligjit ne aksion!