#Opinion | Emision politik live nga #BlendiFevziu në #TvKlan

48 orë nga zgjedhjet e 11 majit në të cilat shqiptarët do të zgjedhin kush do të drejtojë vendin në 4 vitet e ardhshme. Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha dhe ekipi i tij përballë gazetarëve në “Opinion”.

Berisha vlerëson qëndrimin e DASH: Nuk pranojnë vendimin politik të administratës Biden për “non grata”

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka përshëndetur qëndrimin e Departamentit Amerikan të Shtetit lidhur me çështjen “non grata”, të cilën e kanë konsideruar si një vendim politik të administratës së kaluar amerikane të Joe Biden.

Në një intervistë për emisionin Opinion në Tv Klan një ditë para mbylljes së fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit, Sali Berisha tha se vendimi i ish-Sekretarit Blinken për ta shpallur non grata është konsideruar si politike nga administrata e Trump dhe kjo gjë nuk pranohet.


Blendi Fevziu: 24 orë më parë doli një lajm sipas të cilit një gazetar korrenspondent i Shtëpisë së Bardhë ka deklaruar që ka pyetur DASH lidhur me statusin e vizës për ty, dhe ata i kanë thënë që ne shpeshherë lehtësojmë mundësitë për personat e shpallur non grata për të udhëtuar në SHBA kryesisht për obligime ndërkombëtare ose për interesat tona. Aq më tepër që ne nuk mund të lëmë politikën tonë të jashtme dhe marrëdhëniet me Shqipërinë të mbeten peng i vendimeve të politizuara të kohës së Biden. Çfarë domethënë kjo për ju?

Sali Berisha: Lajmi i madh që po jehon në mbarë botën dhe të gjitha agjencitë e mëdha të lajmeve është që fillon nga fundi, se Departamenti i Shtetit dhe administrata e Presidentit Trump nuk mund të pranojnë vendimet politike të administratës Biden, aq më tepër të Antony Blinken, një person që sot është non grata në institucionet e SHBA. E vërteta e këtij lajmi është hedhja në kosh të plehrave të një qëndrimi antidemokratik kundër forcës konservatore politike të Shqipërisë, të Edi Ramës, George Soros dhe Antony Blinken. DASH damkos këtë qëndrim si të papajtueshëm me administratën e re.

Blendi Fevziu: A i jeni drejtuar Departamentit të Shtetit? Se ky është postim i një gazetari.

Sali Berisha: Kur një korrenspondent i Shtëpisë së Bardhë drejton një pyetje të tillë, kjo ka një domethënie shumë të madhe. Unë shpreh mirënjohje ndaj DASH për qëndrimin e ri që ka shpallur dhe e garantoj se PD, Sali Berisha mbeten të vendosur për marrëdhëniet më të ngushta, bashkëpunimin më të frytshëm. Kemi të bëjmë me njohjen zyrtare të përdorimit politik të fuqisë, pra korruptiv, të fuqisë diplomatike të SHBA nga administrata Biden.

Blendi Fevziu: Heqja e vendimit duhet të reflektohet në faqen e DASH.

Sali Berisha: Aty ky problem duket se po zien.

Blendi Fevziu: Ata nuk thonë largim, thonë lehtësojmë mundësinë e hyrjes në SHBA për çështje internacionale që mund të lidhet me OKB ose interesa amerikane.

Sali Berisha: Nuk është aq. Ajo është procesi burokratik, kurse vendimi politik është rreshti i fundit. Denoncon si akte politike të administratës Biden.

Blendi Fevziu: Po procesi burokratik-administrativ është vënë në lëvizje?

Sali Berisha: Jo nuk besoj, nuk e di, nuk jam në gjendje të them, sepse mua më erdhi papritur ky lajm.

Blendi Fevziu: A kanë lobuar njerëz tuaj apo kompania e lobingut për këtë lajm?

Sali Berisha: Ka patur shkrime shumë të fuqishme dhe ajo ka qenë që në fillim. Drejtimi im kryesor në këtë betejë ka qenë mediat, puna me mediat, dhe unë aty kam patur sukses të padiskutueshëm. Në mediat amerikane unë kam fituar betejë me kohë. Ja ku është procesi, denoncimi i vendimit si politik. Ky është proces. Edi Rama, për aktin e tij më të ulët, i cili zgjodhi ekzekutimin politik të një njeriu për të ekzekutuar opozitarizmin, ndaj dhe raporti (Rezoluta e Valencias) thotë shtyp pluralizmin me institucionet. Korrenspondon ky njoftim me futjen në rreth të kuq në mënyrë përfundimtare të Edi Ramës nga Kongresi i Partisë Popullore Europiane, de facto kongresi i udhëheqjes të sotme të Europës.

Samiti i BE në Tiranë/ Berisha: Do të lobonim kundër Ramës, por nuk e meritonte Shqipëria

Më 16 Maj, në Tiranë do të mbahet Samiti i Komunitetit Politik Europian, ku në kryeqytetin shqiptar do të mblidhen të gjithë liderët e Europës.

Por kryedemokrati Sali Berisha thotë se Partia Demokratike mund të kishte lobuar kundër Edi Ramës, por nuk e bëri këtë gjë për shkak se dëmtonte Shqipërinë.

Në një intervistë për emisionin Opinion në Tv Klan, Berisha theksoi se PD nuk loboi kundër Ramës që të mos mbahej ky samit në Tiranë për shkak se dëmtoheshin interesat e Shqipërisë.


Sali Berisha: Ai vendim është marrë para 1 viti, por po të lobonim nuk mund të them se e prishnim por…nuk lobuam asnjë ditë kundër.

Blendi Fevziu: Kjo është gjë e mirë që keni bërë, se në fund të fundit është për Shqipërinë.

Sali Berisha: Ne nuk lobuam. Edi Rama e meritonte, por Shqipëria është tjetër, Edi Rama është tjetër.

Sali Berisha zbulon përfundimisht se kur do të tërhiqet nga politika

Pas humbjes së zgjedhjeve në vitin 2013, Sali Berisha u tërhoq si kryetar i Partisë Demokratike dhe nga çdo funksion tjetër, duke qëndruar vetëm si deputet. Ai u rikthye sërish në qendër të politikës shqiptare në vitin 2021 kur u shpall non grata nga SHBA dhe kur Lulzim Basha, kryetar i PD në atë kohë, e përjashtoi nga partia.

Pas betejës politike brenda radhëve blu, Sali Berisha arriti të votohej sërish si kryetar i PD-së dhe të mblidhte shumicën e demokratëve pas përçarjes së madhe, teksa sot PD-ja udhëheq koalicionin opozitar duke kërkuar të fitojë zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.

Por kur mendon Sali Berisha që të tërhiqet, duke pasur parasysh edhe lajmin e fundit nga SHBA që Departamenti Amerikan i Shtetit nën administratën Trump e konsideron vendim politik të administratës Biden dhe ish-Sekretarit Blinken vendosjen “non grata” ndaj tij?

Kësaj pyetje, Sali Berisha i ka dhënë një përgjigje të sinqertë në emisionin Opinion në Tv Klan, ku ishte i ftuar mbrëmjen e kësaj të enjteje.


Blendi Fevziu: Sa pranë administratës së Trumpit jeni ju sot me njerëzit tuaj dhe studion e lobimit?

Sali Berisha: Presidenti Donald Trump qëndrimet ndaj meje i ka marrë vesh para se të bëhet President.

Blendi Fevziu: Është informuar për këtë çështje?

Sali Berisha: Po!

Blendi Fevziu: Ka pasur një reagim ndaj kësaj?

Sali Berisha: Kaq e kam mundësinë për të folur në këtë çështje.

Blendi Fevziu: Në administratën e sotme keni ju akses në njerëzit pranë tij?

Sali Berisha: Njerëz të cilët janë marrë me çështjen time dhe pa asnjë kërkesë nga unë janë sot anëtarë kabineti të Presidentit Trump, të tjerë janë në funksione të rëndësishme, por kjo nuk do të thotë se unë i kam takuar ata dhe i kam njohur.

Blendi Fevziu: A ju ndihmon kjo ju në zgjedhje?

Sali Berisha: Shqiptarët kuptuan të vërtetën më të madhe se pse qëndroi Sali Berisha. Edhe shqiptari i fundit që mund të ketë patur rezervën më të vogël, kur e dëgjon nga DASH se ky ka qenë vendim politik kundër opozitës shqiptare, e ka të qartë se unë mbrojtja interesat e tij dhe jo të miat.

Blendi Fevziu: Tani në këtë moment që ky vendim po vjen drejt heqjes, mund të gjenit një mundësi të tërhiqeshit dhe të linit një të ri për të kandiduar për Kryeministër.

Sali Berisha: Në betejën time kundër diktaturës së parë unë kisha një koncept; Kur shihja mbështetjen që kishte diktatura unë konsideroja psikologjinë e përgjithshme shoqërore një akullnajë. Dhe mendoja që duhet të bëjmë gjithçka për të shkrirë akullin dhe për të nxjerrë njerëzit nga ngrirja. Edhe këtu adhurimi për Amerikën ishte gjëja më e ligjshme. Kjo çliron mendjet, edhe mendjet e fundit të asaj që njerëzit mund të kenë menduar që jo nuk e ka të drejtë Berisha. Është një mbështetje shumë e fuqishme.

Blendi Fevziu: Tani që e përmbushët këtë hap të rëndësishëm, a mendoni që mund të tërhiqeni?

Sali Berisha: Të tërhiqem? Misionari tërhiqet vetëm nga një faktor, Zoti i madh.

Blendi Fevziu: Vetëm Zoti jo nga vota?

Sali Berisha: Vetëm Zoti tërheq një misionar. Zoti e tërheq misionarin. Misionari, Zotin nuk mund ta tradhtojë kurrë. Ai që nis një mision në kushtet më të pabarabarta, ai si shpresë dhe besim të vetën në radhë të parë ka Zotin.

Blendi Fevziu: Këlliçi këtu në studio 2 javë më parë deklaroi që ne nuk po luftojmë për të bërë Sali Berishën Kryeministër të Shqipërisë. Nuk do jeni ju Kryeministër po fituat?

Sali Berisha: Jo po luftojmë për misionin, edhe të gjithë këta po luftojnë për një mision. Ky është misioni.

Blendi Fevziu: Po fituat zgjedhjet, kush do jetë Kryeministër i koalicionit për Shqipërinë Madhështore?

Sali Berisha: Unë kam qenë Kryeministër dhe unë në ato vite kam patur të metat e mia, por kam lënë gjëra të mëdha.

“Non grata”, Sali Berisha: M’u vërsulën të më dëmtonin, diplomati amerikan erdhi në Tiranë dhe i kërkoi Ramës e Bashës që …

Betejën kundër sanksionimit amerikan “non grata”, Sali Berisha thotë që e ka bërë i vetëm dhe në interes të Shqipërisë pasi synohej të asgjësohej opozitarizmi.

Në një intervistë për emisionin Opinion në Tv Klan, kryedemokrati Berisha tregoi se ish-Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken kërkonte ta dëmtonte me çdo kusht.

Sipas Berishës, ai dërgoi në Tiranë një diplomat të njohur i cili u takua me Edi Ramën dhe Lulzim Bashën duke u kërkuar atyre nxjerrjen jashtë Parlamentit të Sali Berishës.

Sa i përket udhëtimit të mundshëm në SHBA pas lajmit se administrata Trump e ka konsideruar vendim politik të qeverisë Biden sanksionimin “non grata”, Sali Berisha shprehet se nuk ka asgjë të planifikuar pasi edhe për të ky lajm ishte i papritur.


Fatos Hakorja: Nëse vërtetë do të merret do të merret vendim për t’ju hequr zyrtarisht sanksionimin non grata, që sigurisht që besoj është fitore historike sepse nuk ka ndodhur që dikush që është në opozitë bëri betejë për të marrë PD-në, për të çuar në gjykatë Sekretarin amerikan të Shtetit etj., është një betejë e fortë, mirëpo do të ishte një fitore personale apo një fitore e PD? Sepse në kohën kur ju jeni sanksionuar ju nuk keni pasur funksion në PD përveç se një deputet i thjeshtë. Kjo është fitore e juaja apo është një fitore e gjithë opozitës? E dyta, a planifikoni të udhëtoni së shpejti për në SHBA?

Sali Berisha: Në mënyrë absolute nga data 10 Shtator 2021 deri sot unë kam një mision jo për veten time. Nga data 19 Maj 2021 deri më 10 Shtator, Sali Berisha ka vazhduar betejën i vetëm dhe i qetë dhe i bindur se do t’ia dal. Zgjodha një praktikë. Nuk isha njeri që nuk njihja, unë informova gjithë elitën e botës, atë letër që i çova Antony Blinken atë ditë që shpalli, atë e mori gjithë elita e botës dhe mediat. Fakti që unë bëra detyrën qytetare për të përfaqësuar me dinjitet çdo qytetar shqiptar, e hodha në gjyq, kjo i nxorri jashtë çdo lloj standardi dhe u vërsulën, meqënëse nuk kishin fakte, u vërsulën të më dëmtonin me çdo kusht me vendime politike. Erdhi këtu Philip Reeker, njeri për të cilin kisha shumë respekt, kisha punuar me të kush e di sa herë për çështje të Ballkanit, dhe kërkoi që Berisha të mos futet në Parlament. Vinte nga Blinken, e çoi Blinkeni atë.

Blendi Fevziu: Kujt ja kërkoi?

Sali Berisha: Ja kërkoi Edi Ramës, Lulzim Bashës. Lulzim Basha më thotë mua. Unë i them, thuaji tani atij z.Reeker asnjë komb nuk ka bërë për lirinë tonë sa ka bërë kombi amerikan, këtë s’e kanë bërë kurrë për të bërë listën e deputetëve se ajo është atribut ekskluziv i qytetarëve shqiptarë dhe nuk mund të ndodhë se ajo është të marrësh sovranitetin e një vendi. Këtu nuk pajtohemi. Këtu nisi e gjitha. E kisha për të mbrojtur sovranitetin e vendit tim. Se ky njeri me Edi Ramën që donin të fshinin historinë 32-vjeçare të një vendi që kishte patur nga momentet më kulmore me SHBA, këta kërkonin që të diktojnë dhe kush duhet të jetë në Parlament dhe kush nuk duhet të jetë dhe kush duhet të jetë kryetar opozite dhe kush nuk duhet të jetë. Beteja ime nuk ishte kurrë më personale, ishte një betejë që vendi im duhet të kishte një opozitë të pakontrolluar.

Fatos Hakorja: Kur keni planifikuar të udhëtoni në Amerikë?

Sali Berisha: Mbrëmë e mora lajmin, nuk kisha asnjë plan. Dy ishin linjat që u ndoqën. Njëra ishte bllokimi i vizës, tjetra ishte izolimi. Dhe me izolimin kanë dështuar, ai që e mendoi, Edi Rama. I kam këtu mesazhet që i dërgonte Rama europarlamentarëve për rezolutat, të turpshme. U çonte mesazhe që mos votoni ato rezoluta. Dhe kujt? Të qendrës së djathtë.

Si e ndryshoi LaCivita fushatën e PD? Berisha: Ka studiuar kundërshtarin…

Amerikani Chris LaCivita është strategu i fushatës së Partisë Demokratike për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.

LaCivita ka qenë pjesë edhe e fushatës së Donald Trump, që u zgjodh President i SHBA.

Por si ka ndryshuar fushata e demokratëve nën udhëheqjen e LaCivita? Kryetari i PD Sali Berisha, në një intervistë për emisionin Opinion në Tv Klan, ka shpjeguar punën e strategut LaCivita, duke thënë se ai ka studiuar fushatën e kundërshtarëve politikë dhe ka ndërtuar fushatën e demokratëve, si dhe ka miratuar programin e tyre.


Fatos Hakorja: Çfarë solli Chris LaCivita të re të ndryshme në fushatën tuaj? Nëse është i vërtetë lajmi i publikuar në Wall Street Journal që edhe Chris LaCivita është paguar me një faturë të konsiderueshme që vlerësohet mbi 1 milion Dollarë.

Blendi Fevziu: Kapelen LaCivita e solli?

Sali Berisha: Kapelja ka simbolin, numrin e Zotit, numrin hyjnor 1.

Blendi Fevziu: Ke 34 vjet që bën fushata. Edhe unë kam 34 vjet që ju ndjek në çdo fushatë. Nuk ke mbajtur ndonjëherë kapele.

Sali Berisha: Problemi është se edhe e mbaj edhe s’e mbaj. E mbaj se 1. Njëshi është për t’u mbajtur, është frymëzim.

Blendi Fevziu: Çfarë solli LaCivita në fushatë?

Sali Berisha: LaCivita solli shumë. E tërë fushata udhëhiqet prej tij dhe ka një rregull. Në qoftë se merr këshilltar, ti je boksieri në ring që do të dëgjosh trajnerin. Në këtë kontekst këshilltari përcakton në tërësi shumicën e të gjithë procesit elektoral.

Fatos Hakorja: Çfarë keni dashur të bëni ju dhe LaCivita ju ka penguar të mos e bëni?

Sali Berisha: Ai ka studiuar fushatën e kundërshtarit dhe ka dhënë rekomandime për fushatën tonë. Ai ka studiuar programin tonë dhe e ka miratuar, me të cilin ne jemi paraqitur. Programi ynë është i një force konservatore, por ai e ka pëlqyer dhe beson se ky program me sugjerimet e tij është programi që çon në fitore. Së treti, fushatat kanë raportet e qëndrimit ndaj kundërshtarit dhe qëndrimit ndaj qytetarit. Raportet pozitivitet, negativitet. Dhe ai këtu ka orientimin e tij. Së katërti, fushata që drejton sollën si risinë më të madhe takimin, rezultatet e takimit. Cili ishte mjeti më kryesor? Për shembull, unë mund të bëja një fushatë ditë për ditë në televizione. Dhe ka që e kanë bërë në këtë formë. Jo! Risia e fushatës së fundit të Donald Trump ishte se fitohet me takimin. Pse? Sepse këta gjetën se me takime individuale arrijnë të ndryshojnë 1/3 e mendimit të atyre që nuk janë dakord të votojnë për ta. Solli një seri risish, mendimesh, dhe ka persona në parti që monitoron non stop.

Pse vesh atlete si Rama? Berisha ‘justifikon’ ndryshmin e stilit në fushatë

Stili i veshjes së kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berishës ka ndryshuar në këtë fushatë elektorale. Në ekranin e emisionit “Opinion” në Tv Klan u shfaq një foto e tij ku shihet se është me atlete. Fevziu i solli në vëmendje se dikur e ka tallur Ramën  për këtë gjë, por Berisha nuk hezitoi të jepte një përgjigje pa ‘filtra’ që shkaktoi të qeshura në studio.


Blendi Fevziu: Ju u tallët me Ramën që shkonte atlete. Tani veshët vetë atlete. Nuk ju kisha parë ndonjëherë me atlete.

Sali Berisha: Mos krahaso të pakrahasueshmen. Nuk jam me kostum, jam casual. Jam zotëri.

Fatos Hakorja: Kush jua zgjodhi?

Sali Berisha: Kush i zgjedh…

“Nuk punojmë për ta bërë Kryeministër”/ Berisha komenton deklaratën e Belind Këlliçit

Dy javë më parë, Belind Këlliçi deklaroi nga studio e emisionit Opinion në Tv Klan se demokratët nuk po punojnë për të bërë Sali Berishën Kryeministër.

Por, mbrëmjen e sotme në Opinion, vetë Sali Berisha në krah të të cilit ishte Këlliçi, u pyet nga Blendi Fevziu për këtë deklaratë.


Blendi Fevziu: Këlliçi këtu në studio 2 javë më parë deklaroi që ne nuk po luftojmë për të bërë Sali Berishën Kryeministër të Shqipërisë. Nuk do jeni ju Kryeministër po fituat?

Sali Berisha: Jo po luftojmë për misionin, edhe të gjithë këta po luftojnë për një mision. Ky është misioni.

Blendi Fevziu: Po fituat zgjedhjet, kush do jetë Kryeministër i koalicionit për Shqipërinë Madhështore?

Sali Berisha: Unë kam qenë Kryeministër dhe unë në ato vite kam patur të metat e mia, por kam lënë gjëra të mëdha.

“Dy shtylla kryesore”, Berisha tregon pikat kryesore të programit të PD-së

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka treguar pikat kryesore të programit të opozitës për zgjedhjet e 11 Majit.

Në studion e emisionit “Opinion”, në Tv Klan, Berisha tregon se program i tyre bazohet në dy shtylla kryesore. Kreu i Partisë Demokratike thekson se pika kryesore e programit është kthimi i parave tek qytetarët.

Theksin e tij Berisha e ka vendosur edhe tek rritja e pagës minimale si dhe të mësuesit. Një pikë e rëndësishme e programit sipas tij është edhe linja çdo shqiptarë një mundësi, ku ndalet tek taksat për bizneset.


Blendi Fevziu: Kush janë tre pikat kryesore të programit?

Sali Berisha: Dy shtyllat kryesore. Së pari t’jua kthejmë paratë qytetarëve. Ta shpjegoj. Në vitin 2013 kemi lënë një rrogë minimale 220 Euro, pension mesatar 143 mijë Lekë. Ishin më të larta se të gjitha vendeve të rajonit përfshirë Bullgari dhe Rumani që ishin vende anëtare të BE. Nuk ishin shumë, por ama ishin më të larta se të gjitha vendeve të rajonit. Keni cilido që do nga ju, merrni studimin e grupit të Bostonit. Ato janë një grup ekonomistësh mjaft me reputacion. Në atë studim Shqipëria renditet e katërta në botë për shpërndarjen e mirë të taksave. Është një vend afrikan para Shqipërisë, Zvricra. Tani, arritëm e  dorëzuam. Shqipëria shtohej çdo ditë në numër banorësh, por çfarë ndodhi. Ndodhi që malazezi që merrte 138 mijë Lekë tani merr 450 mijë Lekë pension, rumuni që kishte 830 Lej rogën minimale tani e ka 3300 Lej. Pse? Një pjesë e mirë ju kthehet qytetarëve, kurse këta kthyen diçka, por kthyen aq pak saqë ishte tmer. Për të ndjekur kursin e inflacionit dhe të çmimeve të ushqimeve, pensioni në Shqipëri sot duhet të ishte të paktën390 mijë Lekë, sepse çmimet këtu u rritën. Kështu që bazohet në këtë parim, ,kthimin parave. Ndaj kemi shpallur minimumi jetik 200 Euro për çdo shqiptarë, pensioni minimal 200 Euro, rroga minimale 500 Euro, rroga mesatare 1250 Euro, rroga e mësuesit 1500 Euro. Kjo e para.

E dyta kjo është një akt jetik. Dy, këta që marrin pension dhe rroga të ulëta, këta do të kenë 20% zbritje, do të marrin TVSH mbrapsht me dorëzimin e faturave për 20% për të gjitha çmimet e gjërave bazë.

Tre Shqipëria do të adaptojë… Gjendja katastrofave e sistemit shëndetësor është akuza më e rëndë për këtë shtet. A e morrët vesh është Instituti i Statistikave që deklaroi se shqiptarët shpenzojnë 820 milion Euro për kujdes shëndetësor nga xhepi i tyre. Shpenzojnë gjithsej për kafshatën e bukës 220 milinë. Do marrim listën e rimbursimit të Italisë dhe do ta rimbursojmë 100% për qytetarët shqiptarë. Do të kushtojë, por nuk do të nxjerrim nga xhepi 820 milionë,unë nuk them se sdo paguajnë diçka. Kjo ishte linja e parë.

Linja e dytë, çdo shqiptarë një mundësi. Biznesi i vogël, energjinë do ta paguajë 6 Lekë dhe jo 18 Lekë, hapësirën publike jo 1500 por 120. Biznesi tjetër do të paguajë 10% jo 23% tatim fitimi. 15% TVSH , jo 20%. Do të paguajë energjinë 6 Lekë edhe ky.  Do thjeshtohen të gjitha procedurat burokratike. Fermeri do të ketë subvencione sa fermeri i Maqedonisë së Veriut, Kosovës e Serbisë.  

Shqipëria po mbetet pa rini dhe treguesi i OKB-së se ne kemi treguesin e lindjeve më të ulët në botë për shkak të emigracionit është sirena më alarmuese që mund të bije për këdo.

Arritja më e rëndësishme? Berisha e garanton: Këto që do të bëj!

Përgjatë përballjes së Berishës dhe ekipit të tij me panelin e gazetarëve në “Opinion” në Tv Klan, u renditën gabimet dhe arritjet e udhëheqjes së tij politike. Por i pyetur se cila është arritja e tij më e rëndësishme, kryetari i Partisë Demokratike nuk ndalet te e shkuara. Ai thotë se do të kujtohet  për “ato që do të bëjë” dhe “shqiptarët do të habiten”.


Fatos Hakorja: Po t’i fitoni këto zgjedhje, sigurisht që do të ishte një fitore historike. Edhe heqja e “non gratës” po ashtu është një gjë historike nëse do të zyrtarizohet. Por që nga angazhimi juaj në rrëzimin e komunizmit, cila është gjëja që ju e konsideroni më të rëndësishmen për të cilën do të kujtoheni në histori? Kush është arritja më e rëndësishme juaja?

Sali Berisha: Do të kujtohem për këto që do të bëj.

Fatos Hakorja: Për atë që keni bërë apo që do të bëni?

Sali Berisha: Këto që do të bëj. Ju garantoj për këto që do të bëj. Do të habiten shqiptarët në shumë aspekte.

“Do rrethojmë Klanin”/ Sali Berisha – Fevziut: Jepi këtë dhuratë Edi Ramës nesër në Opinion

Kryedemokrati Sali Berisha e ka ftuar disa herë Edi Ramën në përballje televizive, por ky i fundit nuk ka pranuar.

Berisha ishte këtë të enjte në studion e emisionit Opinion në Tv Klan, teksa të premten do të jetë në Opinion Kryeministri Edi Rama për mbylljen e fushatës elektorale.

Nga studio e Opinion, Sali Berisha tha se bashkë me simpatizantë do të rrethojnë Klanin në shenjë proteste kundër Edi Ramës.


Sali Berisha: Ai ka zgjedhur të premten për të ardhur këtu vetëm. Pasi unë e kam ftuar kudo. Atëherë do bëjmë këtë. Ose unë do të mbledh dhjetra mijëra të rinj protestë rreth Klanit si për praninë e diktatorit në studio.

Blendi Fevziu: Kemi masa të tjera nga mund të hyhet.

Sali Berisha: Unë kam dhuratën time për të. Këtë pasaportë, të lutem do t’ja japësh si dhuratë nga unë nesër që e ke në studio. Narkoshteti, pasaporta. Jepja pasaportën.