Të ftuar:

Rolina Naço – Dietologe

Gjergj Bojaxhi – Aktivist

Irena Kita – Aktore

Dorina Memo – Instruktore palestre

Ermal Hasimja – Petagog

Deborah Keçi – Ish notare profesioniste

Silvana Mishtaku – Mjeke estetiste

 

Mbrëmjen e kësaj të mërkure në emisionin ‘Opinion’ po flitet për mbajtjen e trupit në formë.

Të ftuara në panel kanë qenë edhe Dorina Mema dhe Deborah Keçi. Ato janë përplasur mes tyre në një debat për palestrën.

Teksa Deborah është shprehur se palestra nuk është një sport dhe nuk duhet t’ju sugjerohet të rinjve, Dorina Mema e ka kundërshtuar. “Unë personalisht palestrën nuk e konsideroj sport në vetvete dhe më vjen keq që shumë të rinj i adresojmë drejtë palestrës” tha Deborah.

Dorina Mema është shprehur se palestra është përgatitje fizike dhe është e nevojshme të ushtrohet çdo ditë. “Është përgatitje fizike, nuk është sport, duhet të ushtrohet çdo ditë”.

Të ftuarat në panel kanë debatuar me njëra tjetrën duke shprehur mendimet e tyre pro dhe kundër rreth asaj se si e shohin stërvitjen në palestër, ndiqni debatin e plotë në videot më poshtë.

Në studion e ‘Opinion’ të ftuarit kanë shpërthyer në të qeshura.

Ajo që i ka shkaktuar këto të qeshura ishte kur drejtuesi i emisionit Blendi Fevziu i është drejtuar doktoreshë Silvana Mishtakut, me një pyetje epike, se çfarë mund të hiqte tek Ermal Hasimja që ai të dukej sa më në formë.

Kjo duket se ka marrë një përgjigje e cila ka bërë të qeshin të ftuarit në studio.

Blendi Fevziu: Nëqoftëse unë të jap Ermal Hasimen, po do të më thuash të vërtetën, i heq dot gjë Ermalit?

Mishtaku: Po për të hequr gjejmë ndonjë gjë, i heqim.