#Opinion | Emision politik live nga #BlendiFevziu në #TvKlan
Emisioni politik më i ndjekur dhe më i preferuar në ekranet shqiptare. “Opinion” vjen në katër takime çdo javë – e hënë, e martë, e mërkurë dhe takimi tradicional i të enjtes mbrëma.
Të ftuar: Rudina Dembacaj, Gentian Zenelaj, Arianita Petushi, Lutfi Dervishi, Zefina Hasani, Edi Oga
Një shikim për fushatën elektorale përmes rrjeteve sociale dhe postimeve. Kjo fushatë është e shumëfishuar në efektet që ka. Videot më virale, por që kanë ngjallur edhe diskutime. Shpeshherë të bëra nga regjisorë të këqinj apo që nuk e njohin tamam filozofinë e rrjeteve sociale, në disa raste të ideuara nga vetë kandidatët. Kanë nisur me idenë për t’i bërë të mira, më pas kanë rezultuar problematike. Disa i kanë fshirë këto video, disa duken qesharake, disa të tjera të bëjnë të vësh duart në kokë.
Lutfi Dervishi komenton videon Rama-Vrenozi: Fushatë e varfër, u shmanget gjërave konkrete
Rrjetet sociale janë kanali që partitë dhe kandidatët po përdorin për promovimin e fushatës, ku nuk mungojnë edhe videot që kanë ngjallur diskutime. Emisioni “Opinion” në Tv Klan analizon një pjesë të videove virale, siç është ajo e kryeministrit Rama me Vrenozin.
Videoja humoristike numëron mijëra shikime, por sipas gazetarit Lutfi Dervishi, video të tilla janë të përllogaritura për të mos folur për gjëra konkrete, çka e bën këtë fushatë të varfër.
Lutfi Dervishi: Kjo është krejt e kalkuluar.
Blendi Fevziu: E kalkuluar dhe manipulohet gjithë opinioni publik thua ti?
Lutfi Dervishi: Po, po, po. Në qoftë se e shikon si e ka filluar fushatën: me valle, kemi atmosferën, pastaj filloi je çyryk, pastaj filloi me fotot, pas kësaj filloi me Bashën dhe kur u konsumua Basha, kaloi te Vrenozi. Çfarë është gjithë ideja? Për të krijuar idenë që ky vend s’ka probleme, jemi në një stad të tillë që mrekullia i ka mbuluar të gjithë dhe hajde bëjmë një dorë gallatë.
Blendi Fevziu: Në vendet që janë në standarde të larta, kjo lloj gjuhe do të ishte… nuk e di çfarë mund të kishte ndodhur.
Lutfi Dervishi: Tironcit thonë kur gjen katun pa qen bredh pa shkop. Meqenëse i ecën kjo lloj gjëje ai thjesht do ta mbajë deri në fund se është fushatë e varfër.
Blendi Fevziu: Fushata është më e keqja që unë mbaj mend që prej vitit 1991 që kam ndjekur fushatën e parë.
Lutfi Dervishi: Këtu mbaj mend që në një anë kanë qenë disa ekspertë ekonomie, në anën tjetër ishin disa ekspertë dhe diskutonin gjëra konkrete. Për t’iu shmangur gjërave konkrete, hajde flasim për videon e… m’u kujtua Ajnshtajni që thotë universi dhe budallallëku janë pafund, për këtë të dytën jam krejt i sigurt. Kjo fushatë është e varfër në ide, me mungesë debati dhe me mungesë entuziazmi. Nëse do e shikosh, entuziazmi ka qenë në diasporë dhe këtu është i pompuar dhe si të thuash, i fryrë. Mungesa e entuziazmit në sheshe dhe mungesa e masiviteti në sheshe ka krijuar artificën e rrjeteve sociale ku ti mund të marrësh vërtet miliona shikues, por nuk do të thotë që do të marrësh vota.
Fushatat elektorale, Zenelaj: Dikur partitë s’kishin program, kush bënte party më të bukur fitonte simpati
E ndërsa fushata elektorale ka nisur zyrtarisht që prej 11 Prillit, kandidatët e partive janë përpjekur të vënë forcat e tyre në rrjetet sociale për të mbërritur tek populli, të kenë pëlqyeshmërinë e këtij të fundit që të përkthehen në vota në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.
Por këto video, duket se janë kthyer në disa ‘shfaqje qesharake’, e për këtë diskutohet sot në emisionin “Opinion” në Tv Klan.
U paraqitën videot e disa prej kandidatëve, Edona Bilalit, Zegjine Çaushit, Klevis Balliut, Adriana Kalaja e cila hapi Instagram së fundmi për fushatën, por dhe e Lulzim Bashës.
Aktori i humorit, Gentian Zenelaj, duke i cilësuar këto si lojëra të këtyre personazheve, bëri një krahasim midis fushatave elektorale dikur me sot. Rreth 20 deri 30 vite më parë, Zenelaj shprehet se partitë nuk kishin një program qeverisës, por e bënin fushatën e tyre se “kush bëntë parti më të mira”. Në këtë formë, rinia tërhiqej pas asaj force politike që bënte party më të bukur.
E duke krahasuar me sot, që rrjetet sociale janë bërë një mjet i domosdoshëm komunikimi me zgjedhësit, sipas Zenelajt politikanët mendojnë votuesit si “idiotë”, por theksoi se “populli shqiptar është politikbërës”, duke vënë në pah se politika është një zë i rëndësishëm në të përditshmen tonë.
“Duhet filtër. Nuk ekziston një filtër etik që filtron gjërat që dalin. Në kohën timë në vitet ’95, ’96, partitë politike në Lezhë, përdornin “party” nuk bënin asnjë program. Kush bënte “party” më të bukura, rinia krijonte simpati më shumë. Kjo është ajo që të luash. Ti mendon se votuesi jot është idiot. Ndërkohë populli shqiptar është politkbërës në kafene nga mëngjesi deri në darkë”, tha Zenelaj.
“Këto video janë trishtim shumë të madh. Kjo video me tavolina është kaq banale. Duhet të kuptojnë kandidatët, o je karizmatik o bëhesh palaço”, shtoi aktorja Rudina Dembacaj.
Videot e Çaushit, Edi Oga: Ajo i ka bërë llogaritë, nëse s’bëhet deputete, përfundon me 50K followers
Edi Oga, i ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, ka analizuar fushatat elektorale të kandidatëve të partive politike, teksa u ndal tek rasti i socialistes Zegjine Çaushi.
Sipas tij, Zegjine Çaushi, në rast se nuk përfundon deputete në Kuvendin e Shqipërisë, do të jetë një personazh në rrjete sociale me 50 mijë ndjekës apo me 100 mijë.
Oga tha se socialistja i ka bërë llogaritë e saj për këto video që publikon kundër demokratit Gazment Bardhit, e se nuk humbet gjë, pasi këto materiale ecin në internet.
Oga: Ne jemi çmendur nga pak të gjithë. Sot nuk ka zonjë e zotëri që s’ka telefon në dorë. Ideja është kjo, deputet është punë shumë e mirë, e Zegjineja në pak ditë duhet të shpiki veten. Duhet ta tregojë që është artiste, që është e zgjuar, etj, etj.
Hasani: E që ka në atë moshë atë lloj mentaliteti.
Oga: Shiko, ajo i ka bërë mirë llogaritë e veta. Nëse ajo nuk bëhet deputete, ajo përfundon me 50K folloëers, ose me 100K. Pra, e kupton? Është win-win, nuk është se humbet gjë. Përderisa këto gjëra ecin. Ajo do vendosë për ne, kjo është ajo që më tremb. E ka shumë Zegjine që nuk i dimë…
Dervishi: Problemi është ky, që ka kandidatë që do kenë më shumë video se vota.
/tvklan.al