#Opinion | Emision politik live nga #BlendiFevziu në #TvKlan

Emisioni politik më i ndjekur dhe më i preferuar në ekranet shqiptare. “Opinion” vjen në katër takime çdo javë – e hënë, e martë, e mërkurë dhe takimi tradicional i të enjtes mbrëma.

Misteri i kronikës së zezë në Shqipëri, vrasjet që kanë mbeturpa autorë ose porositësit e tyre. Janë ngjarje që kanë mbajtur pezull vëmendjen e opinionit publik. Kush janë vrasjet misterioze në Shqipëri? Të ftuarit kanë përzgjedhur nga dy histori secili, sipas kritereve që kanë përcaktuar. Vrasjet e përzgjedhura janë historitë më tronditëse që opinioni publik ka prekur vazhdimisht.
-Erieta Avdyli
-Artan Santo
-Enver Stafuka
-Gruaja pa identitet në Zall Herr
-4 rusët e vrarë në Qerret
-Vrasja e Kakamit
-Vrasja e ish-ministrit të Mbrojtjes së Kosovës, në Tiranë
-Sali Tivari
-Zhdukja e Irena Selit
-Masakra e Kozarës

“Maskilizmi ndikoi në moszbardhjen e ngjarjes”, gazetari kujton vrasjen e Erieta Avdylit: Hetuesi ma ka mbyllur me një fjali…

Emisioni “Opinion” në Tv Klan, mbrëmjen e sotme trajton një temë mjaft delikate siç janë vrasjet misterioze ndër vite në vendin tonë. Gazetari Ferdinand Dervishi mes këtyre vrasjeve ka përzgjedhur vrasjen e Erieta Avdylit e cila u zhduk papritur më 30 Mars të vitit 2000 rreth orës 15:30. Ajo u gjet e vrarë më 13 Maj të po këtij viti e groposur në anë të rrugës, në fshatin Romanat të Durrësit, krim i cili edhe sot ka mbetur pa autor.

Dervishi sjell me detaje që në fillesat e saj problemet në çift të viktimës, teksa shton se në moszbardhjen e kësaj vrasje ka ndikuar triumfi i psikologjisë maskiliste shqiptare të asaj kohe.

“Po t’i shohësh me shumë kujdes këto lloj vrasjesh janë akoma të pazbardhura dhe mund të grupohen në dy grupime më të mëdha që janë vrasje që kanë ndërhyrë politika dhe vrasje ku është përfshirë krimi cilësor, por ka edhe raste si i Erietës që ka njerëz të pushtetshëm përmes etj. Kjo është një ngjarje e rëndë sepse ka ndikuar në moszbardhjen e saj triumfi i psikologjisë maskilist shqiptar të kohës. Është e martuar me shefin e komisariatit Nr.1, kanë një fëmijë dhe ndodh pas 10 vitesh martesë ngjarja. Kishin pasur probleme gjatë udhëtimit të tyre 10-vjeçar të martesës. Disa herë donin të divorcoheshin. Akuza që ngrinte Erieta, unë pata fatin që të flisja me shoqet e saj në aktë kohë dhe ato më bënë dhe ma zbardhën më mirë se kushdo ngjarjen sepse ajo u hapej atyre.

Historia pak a shumë ishte e tillë, ishte një vajzë e vogël. Ja kishin bërë shefit të komisariatit njerëzit e afërt si vajza më e rregullt e shkollës dhe me një familje të shkëlqyer. Problemet lindin rrugës. Ajo duke ardhur në Tiranë dhe kishte prindërit e shikonte Tiranën si pjesë e elitës dhe arrin në një moment konflikti që unë nuk jam grua për shtëpi, që ti do të mbash. Një konflikt që shkon drejt divorcit në disa raste dhe që ndrojnë dhe shtëpinë për shkak të këtij konflikti. I kërkon të falur në gjykatë në momentin e fundit dhe ribashkohen duke i premtuar njëri-tjetrit një jetë të re dhe shkon kështu 4 vite pa shqetësim ndërsa ky shkon në Egjipt për një specializim të gjatë dhe kur vjen nga Egjipti vjen sërish në rregull dhe këtu diçka ndodh, diçka thyhet. Dhe këtu fillon ajo numërimi së prapthi i atyre ditëve që çuan në zhdukjen e Erieta Avdylit. Ajo ka reflektuar të shoqet e saj që më kërcënon përdit dhe jam e detyruar të fle me djalin dhe jo vetëm se kam frikë se më vret dhe një ditë të bukur ajo zhduket. Kishte mbaruar orarin e punës, kthehet me biçikletë dhe gjendet biçikleta e pambyllur. Në këtë moment fillojnë ata problemet e një shoqërie maskiliste të paragjykonin Erietën dhe të mbronin palën tjetër. Policia i thot të atit që nuk është hera e parë që largohet. Prokurori që kam pyetur atëherë jepte tre versione e ka vrarë i shoqi, ka ik me dikë tjetër, ose është larguar për t’i shpëtuar problemeve familjare”, shprehet gazetari.

Ndër të tjera gazetari ka kujtuar edhe një bisedë disa vite pas ngjarjes me një nga hetuesit, i cili i kishte zbuluar arsyen pse ai kishte hequr dorë nga ky hetim.

“Bëhet edhe një lojë që e kemi parë duke zbritur nga trageti në Itali. Kur gjendet kufoma atëherë arrestohet i shoqi sepse kishim një kufome dhe kishim një padi për Erietën. Nuk u gjetën prova. U hetua keq dhe u hetua nga miq të tij, të shoqit. Përtej të gjitha gjërave kohë më mbrapa unë kam arrit të takoj hetuesit dhe ma ka mbyllur me një fjali që ishte që në momentin që unë zbulova emailet e saj me të dashurin e saj unë hoqa dorë nga gjithçka, pra shteti i asaj kohe në momentin që gjeti që ajo kishte një lidhje. U tërhoq një shtet, një shoqëri dhe të gjitha strukturat në momentin që zbuluan që ajo kishte një të dashur. U tërhoqën mbrapsht të gjithë dhe e kyçën këtë histori”, thekson Dervishi.

Klodiana Lala thirrje Ilir Prodës: Rihap dosjen e djalit të zyrtarit të SHISH

Gazetarja Klodiana Lala i ka bërë një apel Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda, që të rihapë dosjen e zhdukjes së djalit të një zyrtari të Shërbimit Informativ Shtetëror, ndodhur disa vite më parë.

E ftuar në emisionin Opinion në Tv Klan, Lala tregoi se ky krim misterioz është pa autor sot e kësaj dite.


Por Ilir Proda ka qenë në fillim oficeri që e hetonte këtë dosje dhe ishte shumë pranë zbulimit, ku çështja ju hoq nga duart.

“Një ngjarje tjetër e cila mua më ka tronditur thellë, edhe që dua ta them sonte për sa kohë që Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit është Ilir Proda, është zhdukja e Julian Çelës, një djali të vogël, djali i një zyrtari të SHISH, zyrtari shumë të lartë, që po të shikosh atë dosje që unë e kam disponuar të plotë, më rezulton që ka shumë pikëpyetje dhe ka papërgjegjshmëri. Është pa autor, por z.Proda që sot është Drejtor i Përgjithshëm ka qenë oficer i çështjes edhe larguar me dhunë nga hetimi sepse shkoi shumë afër autorëve të dyshuar. Sot është në nderin e tij që ta rihapë dhe prandaj po e përmend”, u shpreh gazetarja Klodiana Lala.

Masakra e Kozares dhe dritëhijet pas vrasjes së 3-fishtë, Koka: Autori shkoi të shfaroste familjen

Më 9 Shkurt 2006 bëri bujë masakra e Kozares në rrethin e Beratit ku një familje e tërë u shua. 3 anëtarët e familjes, Shpëtim Marra, gruaja e tij Florije Marra dhe djali i tyre i mitur, Artiol Marra u vranë me armë zjarri. Në atë kohë, gruaja Florije Marra ka qenë edhe shtatzënë 3-4 muajshe.

Tre anëtarët e familjes Marra kanë qenë brenda shtëpisë së tyre. Një person i armatosur me kallashnikov ka hyrë brenda banesës private dhe ka hapur zjarr me breshëri duke i lënë të gjithë të vrarë. Shpëtim Marra dhe djali i tij Artiol kanë qenë të ulur në divan. Ndërsa gruaja, Florije Marra ishte pranë sobës.

Kjo ngjarje është risjellë në vëmendjen e opinonit publik nga gazetari Spartak Koka, i cili është i ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan.

“Unë kam zgjedhur masakrën e Kozarës, si një histori që e kam trajtuar në emisionin “Uniko” në Klan Plus për shkak të makabritetit të kësaj historie, për shkak se autori nuk ka njohur as norma dhe as zakone dhe nuk kursyer as fëmijë dhe as gruan shtazënë. Autori ka shkuar me qëllim të qartë për ta shfarosur. Ka qenë mbrëmja e 9 Shkurtit 2006. Në Klan Plus e kemi bërë dhe me 3D materialin ku autori futet në brendësi të banesës së Shpëtim Marrajt dhe i ka goditur pa kursyer nënën shtatzënë, Florije Marra, Shpëtim Marrën, i cili ndodhej në divan së bashku me djalin 3 vjeç dhe vdekja e tyre ka qenë e menjëhershme. Nëna ishte goditur dhe në pjesën e barkut ku ishte shtatzënë 3-4 muajsh, të gjithë e dinin që priste fëmijën e dytë. 8 plumba kishte nëna. Fëmija po ashtu, 7 apo 8 të tjerë”, thotë gazetari Koka.


Si autor i kësaj masakre është dënuar me burgim të përjetshëm Luan Marra, vëllai i Shpëtim Marrës. Luan Marra e mohon kategorikisht krimin.

“Për këtë ngjarje, u ngritën shumë pista hetimi në atë kohë. Me ardhjen e një grupi hetimor të ri 8 muaj më vonë i drejtuar nga Sokol Bizhga, u ushtrua dhunë ndaj 2 vëllezërve të viktimës, Ilir Marrës dhe Luan Marrës. Të dy kanë pranuar se janë dhunuar dhe njëri prej tyre, Luan Marra ka pranuar se ishte ai autori i ngjarjes dhe se e kishte kryer sipas asaj dëshmie në atë kohë vrasjen se vëllai dyshonte se mos kishte shkuar me gruan e tij dhe se fëmija që gruaja kishte në bark, ishte i Luanit.

3 ditë më vonë, kur del për vlerësimin e masës së sigurisë, mohon krimin dhe thotë se ishte dhunuar. Akt-ekspertiza provon dhunën barbare që i ishte ushtruar atij. Që nga ai moment, Luan Marra ka mohuar në mënyrë sistematike se ishte ai autori. Ai është dënuar 3 herë nga gjykata dhe në 2 raste Kushtetuesja, ka thënë se provat e mbledhura ndaj Luan Marrës janë të pavlefshme se janë shkelur të drejtuat themelore të njeriut.

U kthye sërish për herë të tretë dhe është dënuar për herë të tretë nga Gjykata e Lartë me të njëjtat prova me burgim të përjetshëm. Pista që ndërtoi grupi hetimor, rezultoi se fëmija ishte i Shpëtim Marrës, bashkëshortit të saj dhe ra kjo pistë si motiv i kësaj ngjarje. Luan Marrën kur e kemi marrë në intervistë në Klan Plus nga burgu tha se nëse do të isha unë autori dhe vëllai do të dyshonte tek unë, atëherë, përse mos të më vriste ai mua dhe ta vrisja unë aty?”, shprehet gazetari Koka.

Familjarët e tij thonë se Luani nuk është autor i vrasjes së vëllait të tij, kunatës dhe nipit. Por sipas tyre, ekzekutori është një person tjetër nga fisi Marra. 

“Familjarët kanë një të dyshuar, një kushëririn e tyre që e japin me emër dhe mbiemër dhe si motiv për ngjarjen. Për kushëririn dyshonin se kryefamiljari Shpëtim Marra i kishte prishur një fejesë të cilën ai donte ta kryente shumë muaj më parë duke thënë se ne kemi pasur një mblesëri të prishur më para dhe nuk ke si ta marrësh ti nusen në të njëjtën familje”, thotë Koka.

“Xhaketa e mbërthyer, pa shenjë plumbi”, ekzekutimi i nr.2 të KMSH brenda zyrës së tij nga autori ‘hije’

Sali Tivari, jurist i njohur në Durrës, sekretar i përgjithshëm dhe personalitet me ndikim në Komunitetin Mysliman Shqiptar ku ishte edhe numri 2 i tij, u vra më 13 janar 2003. Tivari u gjet i pajetë një ditë më pas, në zyrën e tij, në katin e dytë të KMSH dhe i qëlluar me tre plumba.

Gazetari Trashëgim Sokolaj e ka zgjedhur këtë  ngjarje si një nga vrasjet misterioze në Shqipëri. duke e komentuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, ai thotë se është unike pasi është rasti i parë kur  një person a një grup kanë marrë guximin të hyjnë në institucionin e komunitetit fetar më  të madh në vend.

Sokolaj thotë se kjo ngjarje e ka shoqëruar përgjatë karrierës së tij. Gazetarët  e kishin të vështirë të hynin në KMSH pa kërkesën e dikujt. Sali Tivari u ekzekutua  mëngjesin e atij 13 janari në zyrën  e tij, por ishin parregullsitë në hetim ato që e bëjnë këtë ngjarje edhe më intriguese.


Trashëgim Sokolaj: Ekzekutori i nr. 2 të komunitetit Mysliman, arriti që ditën për diell, jo më larg se 20 metër nga parlamenti se kemi edhe selinë e parlamentit, ditën kur festohej në sheshin “Nënë Tereza” përvjetori i radhës së Policisë së Shtetit, arriti të futet dhe të ekzekutojë nr. 2, njeriun në atë kohë më të  rëndësishëm të Komunitetit Mysliman sepse mos të harrojmë që ngjarja ka ndodhur në një kohë kur kryetari i Komunitetit ishte i tërhequr për shkak të problemeve shëndetësore.

Blendi Fevziu: Në çfarë ore mund të ketë ndodhur krimi?

Trashëgim Sokolaj: Kjo ka ndodhur mes orës 8:15-8:25.

Blendi Fevziu: Të mëngjesit? Në atë kohë s’kishte kamera fare?

Trashëgim Sokolaj: Nuk ka pasur kamera dhe ka qenë interesant fakti që në kohën kur ka ndodhur si ngjarje, pjesa më e madhe e punonjësve të Komunitetit ka qenë te lokali poshtë ku konsumonin kafetë e mëngjesit. I vetmi që ka qenë në zyrë ka qenë i ndjeri. E zgjodha këtë ngjarje sepse ishte një raportim shumë i vështirë sepse 3 ditë pas ngjarjes, policia arriti të vendoste përgjues brenda Komunitetit Mysliman sepse të dyshuarit kryesorë ishin ata. Jo vetëm brenda Komunitetit Mysliman, por edhe në një nga xhamitë kryesore, shumë afër qendrës së Tiranës sepse mendohej që aty kishte një celulë që mund të ishtee e implikuar.

Blendi Fevziu: Nuk gjeti gjë asnjëherë?

Trashëgim Sokolaj: Gjeti biseda periferike apo që mund të flisnin për shkakun e ngjarjes, por nuk kishte një autor. Tjetër vështirësi në këtë rast, sa më shumë dukej se i afroheshe të vërtetës, kur sigurohej një dëshmi apo një dokument që tregonte konfliktet e Sali Tivarit me OJF-të apo me organizatat që vrapuan për të hedhur para në Shqipëri në atë kohë, me interesa nga mbrapa kuptohet, aq më shumë kuptohej që  në fakti je larguar së vërtetës. Në tavolinën e punës së të ndjerit u gjetën 12 gjurmë, nga të cilat 3 prej tyre rezultuan që ishin lënë nga vetë punonjësit e policisë, komisariati nr.1. E dyta, u prish vendi i ngjarjes sepse personeli i Komunitetit Mysliman e mori të ndjerin, të cilin edhe mënyra e ekzekutimit është interesante.

Blendi Fevziu: Pse?

Trashëgim Sokolaj: I ndjeri është gjetur i kërrusur, i përmbysur me xhaketë mbërthyer. Një nga plumbat e ka pasur në afërsi të zemrës në krahun e majtë, një tjetër e ka pasur në qafë.  Xhaketa ka qenë e mbërthyer. Xhaketa nuk kishte vrimë plumbi. Çfarë ndodhi? E zgjodha këtë ngjarje sepse ka papërgjegjshmëri në mënyrën sesi u trajtua. Ishte serioze dhe u trajtua në mënyrë të papërgjegjshme. Xhaketa e të ndjerit ka  mbërritur dy javë pas ngjarjes, me një person të paidentitfikuar që është porositur “çoja familjarëve rrobat e viktimës” pasi ishte çuar në pastrim kimik për t’i hequr gjakun  bashkë me kopsën ku mund të ishte gjurma e gishtit të autorit. Një pakujdesi e tmerrshme! Anëtarët e KMSH shkojnë në Spitalin Ushtarak ku pasi konfirmohet vdekja e të ndjerit, tërheqin trupin dhe tentojnë të mos lejojnë autopsinë duke gjykuar që do t’i nënshtrohet riteve.

Disa javë para  vrasjes, Tivari ishte përfshirë edhe në një diskutim të nxehur.

Trashëgim Sokolaj: Disa javë përpara se të vritej në zyrën e tij, Sali Tivari ka pasurnjë përplasje shumë të fortë në xhaminë e Durrësit ku i është mbyllur dera nga jashtë nga një prej personave që në vitin 2005 u shoqërua prej policisë si autor i dyshuar i ngjarjes dhe është ngujuar aty, është mbajtur për 4 orë dhe debati i diskutimit është i paimagjinueshëm. 

Blendi Fevziu: Pse?

Trashëgim Sokolaj: Sepse ishte koha kur Komuniteti Mysliman pas hapjes së Shqipërisë dhe zhvillimeve  që po ndodhnin, po riformatonte veten dhe aty është diskutuar për shembull, Sali Tivari ka dhënë ide a duhet të faleshin 5 herë në ditë apo sa herë duhet të faleshin. Është interesant fakti që në çdo xhami kishte kundërshtarë dhe është ndodhur i vetëm me kundërshtarët e tij brenda në xhami për 3-4 orë.

Sali Tivari përshkonte çdo ditë 30 kilometra nga Tirana në Durrës dhe vrasja e tij mund të kishte ndodhur kudo. Ekzekutimi i tij u zgjodh në zyrë, në tavolinën e punës, në zemrën e institucionit fetar nga një autor që nuk e pa askush.

“Vrasja e Artan Santos me interesa të forta politike”, Lala: Regjistrimi ku Stafuka flet për autorët e krimit

Gazetarja Klodiana Lala thotë se e shikon vrasjen e një nga bankierëve më të njohur në vend, Artan Santos, me interesa shumë të forta politike. E ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Lala shprehet se mendohej se pas vrasjes së Santos në Qershor të 2014-ës qëndronte Enver Stafuka.

Gazetarja shton se para se Stafuka të zhdukej pa gjurmë është intervistuar nga persona të botës së krimit dhe për këtë ekziston një regjistrim ku ai ka folur për autorët, ekzekutuesit dhe financuesit e vrasjes së Artan Santos.


Klodiana LalaEkziston diku një kasetë, një regjistrim që unë nuk e di se kur do të dalë. Përpara se Enver Stafuka të zhdukej pa gjurmë është intervistuar për orë të tëra nga persona të botës së krimit. Enver Stafuka kishte hyrë shumë thellë në krim të organizuar, kishte kryer shumë vrasje dhe mendohej që njëra nga vrasjet që kishte marrë pjesë ishte edhe vrasja e bankierit Artan Santo.

Blendi Fevziu: Por që nuk u vërtetua asnjëherë.

Klodiana Lala: Patjetër. Historinë e Artan Santos e shikoj me interesa shumë të forta politike brenda vendit. Enver Stafuka në atë regjistrim ka folur edhe për autorët, ekzekutuesit, financuesit e vrasjes së Artan Santos. Nuk mund të them me siguri se kur ai regjistrim mund të dalë. Ekziston se e kanë pranuar dëshmitarë okularë të asaj historie. Mendoj se ekziston diku për shumë arsye. Historia e Artan Sanos ishte një ngjarje për të vrarë një njeri me shumë influencë, një njeri që kishte ndikim të jashtëzakonshëm. U zgjodh zemra e Tiranës, ish-Blloku për të përçuar mesazhet të forta. Policia e Shtetit e ka të qartë se kush është ekzekutori material, por problemi në rastin e Artan Santos është kur është urdhëruesi.

Sokol Bregu jep detajet e pathëna për vrasjen e ish-ministrit të Kosovës: Autorët nuk e njihnin viktimën

Ish-ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ahmet Krasniqi është vrarë në rrethana shumë të dyshimta më 21 shtator të 1998 në Tiranë përpara shtëpisë së tij. Gazetari Sokol Bregu tha në studion e Opinion se bazuar në dëshmitë e dy shoqëruesve as vet autorët nuk e njihnin, pasi në momentin e ekzekutimi ata pyesnin njëri tjetrin nëse ishte apo jo personi i duhur.

 Për këtë ngjarje edhe sot e kësaj dite familjarët thonë se vrasja është dhënë me urdhër të ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, por nuk është provuar kurrë.

Që ishte me pagesë mendoj, mund të ishte dhe me pagesë duke iu referuar dëshmisë së shoqëruesit të tij, i cili thotë se ata nuk e njihnin. Në dëshminë e tij thotë se ata po pyesnin njëri-tjetrin: “Je i sigurt që është ky se mos ngatërrohemi?” dhe në këto moment tha e qëllojnë në kokë dhe e lë të vdekur. Tani, ajo, unë mendova që me kalimin e kohës, duke u bërë Gjykata Speciale në Kosovë të gjëndej nëse… në ato kohë akuza iu hodhën UÇK-së. Ato ishin akuza politike dhe kam menduar që nëse vërtet UÇK-ja do të ishte ajo që kishte dhënë urdhërin për ekzekutimin e tij. Por do të dilte nga gjykata, do të dilte ndonjë dokument, do të dilte ndonjë motiv, do dilte ndonjë dëshmi. E çuditshme është ende edhe sot familja e të ndjerit akuzojnë vetëm Hashim Thaçin, por edhe kjo është çështje politike. Ata bëjnë një lidhje që Hashim Thaçi mund ka qenë në Shqipëri në atë kohë”, thotë Bregu.

Për këtë ngjarje Shqipëria nuk bëri asgjë pasi sapo kishte dalë nga një rrëmujë e madhe dhe policët e asaj kohe nuk ishin të përgatitur për asgjë.

Shqipëria në atë kohë ka qenë….dosja ka qenë e paplotë, s’kishte nge, Shqipëria sa e kishte marrë veten 14 Shtatori, s’e kishte marrë veten fare. Policët nuk dinin, kurrkush nuk shkoi në vendngjarje. Sipas dëshmëvi ai sapo ishte kthyer nga kontrolli që po i bënte ushtarëve të cilët stërviteshin në Tiranë, në Uzinën e Biçikletave dhe kishte ngrënë darkë me oficerët që i kishte në mbikëqyrje për t’u stërvitur dhe ishte për t’u kthyer në banesë”, tha Bregu.

Gazetari Bregu thotë se kjo ngjarje ka mbetur mister edhe në ditët e sotme. Një ngjarje që referohet si politike por nuk dihet se cili prej tyre ishte autori.

Trupi i copëtuar në pjesë, rasti i vajzës së vrarë në Zall Herr që angazhoi ekspertët e FBI

Më 20 Tetor 2006, trupi i një vajze u gjet i copëtuar në liqenin e Zall Herrit në periferi të Tiranës.

Ende sot, kjo ngjarje është pa autor. Gazetarja Klodiana Lala, në emisionin Opinion në Tv Klan, ka treguar detaje të asaj ngjarje të rëndë 19 vite më parë.

Në mbrëmjen e 20 Tetorit, pranë liqenit të Zall Herrit u ndalua një automjet “Volkswagen Golf” nga dolën dy persona që mbanin në duar 2 elektrikë dore dhe hodhën disa qese në liqen.

Më pas u lanë të lirë, për faktin se autoritetet nuk e kishin menduar që në fakt kishin të bënin me një vrasje makabre.

Të nesërmen, disa fëmijë zbuluan qese të shpërndara nëpër liqen e prej atij momenti u zbulua ngjarja e rëndë.

Trupi i copëtuar i një vajze ishte hedhur në liqenin e Zall Herrit.

“Mendohej që vajza mund të ishte vrarë e gjallë, pra mendohej që mund t’i ishte prerë trupi në pjesë ndërkohë që ajo ishte gjallë. Mendohej nga identikiti që u krye, në Shqipëri mbërritën 3 ekspertë të FBI nga SHBA, ishte ndoshta rasti i parë që Shqipëria tërhoqi vëmendjen për vrasjen e një vajze. Mënyra se si kishte operuar autori/ët e dyshuar, fliste për një vrasës serial, për një person që kishte vepruar në mënyrë kirurgjikale për të mos lënë asnjë gjurmë dhe për të zhdukur çdo mundësi për zbardhjen e krimit. Në momentin që erdhën ekspertët e FBI, arritën të krijonin një identikit. Mendohej që vajza të ishte jo më shumë se 20 vjeç”, u shpreh gazetarja Klodiana Lala.

Kjo viktimë, ende sot pas 19 vitesh nuk është identifikuar ende dhe autori nuk është identifikuar. U dyshua që e ndjera mund të mos ishte shqiptare, por një vajzë e huaj punonjëse seksi që kishte mbërritur në vendin tonë.

Rasti konsiderohet i pazbardhur.

Hipi në një traget nga i cili nuk zbriti kurrë, zhdukja misterioze e Irena Selit

Më 16 dhjetor 2004, në portin e Durrësit  u zhduk në mënyrë misterioze 39-vjeçarja Irena Seli teksa kthehej nga Gjermania. Zhdukja e saj mbetet ende e paqartë sot e kësaj dite. Ajo hipi në tragetin e linjës Trieste-Durrës, por nga i cili nuk u mësua kurrë nëse zbriti apo jo.

Gazetari Trashëgim Sokolaj e rikthen këtë ngjarje në emisionin “Opinion” në Tv Klan. Irena dhe bashkëshorti i saj, Agim Musha prenë biletat në Trieste, morën një dhomë dyshe në traget dhe u nisën për në Shqipëri, por nuk dihet nëse ajo shkeli ndonjëherë në atdhe.


Trashëgim Sokolaj: Në dokumentet që kam siguruar shumë vite pas ngjarjes, tregohet që ata kanë pasur një konflikt në traget. Agim Musha, siç do të deklaronte edhe pas ngjarjes, ishte xheloz dhe dyshonte që bashkëshortja e tij e tradhtonte. Ka pretenduar në gjyqin që është bërë, ka nisur gjyqi në 2012 dhe është finalizuar me deklarimin e saj të zhdukur nga  gjykata e Tiranës në vitin 2015, në 20 seaanca gjyqësore që janë bërë në gjykatë, është administruar aty dëshmia e Agim Mushës që pretendon se ajo atë ditë në traget i ka zbuluar një pako që ajo kishte për partnerin e pretenduar nga z. Musha për gruan e tij, pra e akuzonte për tradhti. Momenti kur është zhdukja zyrtare e saj është momenti i zbritjes në Durrës.

Trashëgim Sokolaj: Trageti është me kamera…

Trashëgim Sokolaj: Nuk kanë qenë në funksion. Në momentin e zbritjes në Durrës nuk është mbajtur regjistër i rregullt se kush ka zbritur.

Çifti kishin festuar ditëlindjen e djalit në Gjermani. Pasaporta e Irenës rezulton e vulosur, por ka qenë në duart e të shoqit.

Trashëgim Sokolaj: Pasaportën e saj e ka pasur Agimi, ky është dyshimi kryesor që ngrihet. Agimi pranon dhe thotë në momentin që mbërriti  trageti dhe u afrua në port dhe erdhi momenti për të zbritur, unë shkova të merrja dokumentet dhe automjetin, pra ta ndizte makinën dhe të afrohej për të bërë regjistrimin atje dhe në momentin që lëviza makinën dhe arrita te sheshi për të bërë regjistrimin në pikën kufitare, aty nuk kam gjetur Irenën. Aty nis odiseja e kësaj historie dhe kësaj ngjarjeje që arriti deri në replika në distancë mes famailjarëve, me akuza për tradhti, me telefonata anonime që janë bërë në adresë të familjes duke pretenduar fillimisht kërcënime që e ke në fund të detit, më pas u pretendua që kishte përvetësuar 100 mijë euro dhe 10 mijë dollarë dhe ishte larguar. Doli djali i saj dhe prandaj e zgjodha si ngjarje që mbajti qëndrim pro të atit dhe kundër mamasë duke pretenduar që është larguar në Amerikë.

Gjykata e Tiranës e shpalli Irena Selin zyrtarisht të zhdukur në vitin 2015.

Banditi më i madh i Shqipërisë në 33 vjet? Përgjigjet pa hezim gazetari

“Kush ka qenë banditi më i madh që ka nxjerrë Shqipëria në 33 vjet?”, ka qenë kjo pyetja që gazetari Blendi Fevziu i ka drejtuar të ftuarve në emisionin “Opinion” në Tv Klan.

Gazetari Sokol Bregu thotë se e ka filluar pas vitit 1995 profesionin, megjithatë një emër e ka për pyetjen e Fevziut dhe ai është Fatmir Haklaj.


Blendi Fevziu: Kush ka qenë banditi më i madh që ka nxjerrë Shqipëria këto 33 vjet?

Sokol Bregu: Pyetje e vështirë sepse unë e kam filluar pas 95-ës profesionin. Por nga mënyra se si e kam parë, absolutisht Fatmir Haklaj është personazhi më i ndërtuar dhe nga mënyra e tillë e brutalitetit. Mjafton jo vetëm përfshirja e tij në vrasjen e Azem Hajdarit, por mjafton ajo gjetja e 4 personave në Laç për djalin e xhaxhait brenda një harku kohor prej 3 muajsh për ta përcaktuar se cili ka qenë personazhi.

/tvklan.al