Përplasja fatale në autostradën Tiranë – Durrës më 13 Tetor, ku humbën jetën 4 persona, tre vajza dhe një djalë është rasti ku është fokusuar debati mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu.

Nga hetimet në vendin e ngjarjes ka rezultuar se Dashnor Deliallisi udhëtonte në sens të kundërt në autostradë, gjë që çoi në aksidentin fatal.

I ftuar në studion e “Opinion”, shefi i Trafikut, Taulant Gjoka tha se 36 – vjeçari ishte gjobitur 22 herë vetëm përgjatë dy viteve të fundit.

3 prej këtyre gjobave, sqaroi Gjoka, ishin për shpejtësi tej normave të lejuara. Ai tha gjithashtu se Deliallisit i ishte pezulluar për një kohë të shkurtër edhe leja e drejtimit.

Duke marrë shkas nga këto fakte të pohuara nga Gjoka, gazetari Spartak Koka shtroi pyetjen sesi është e mundur që një njeri i cili ka shkelur kaq shumë herë rregullat e qarkullimit rrugor vijonte të kishte patentë dhe lejohej të lëvizte lirshëm.

“A i është marrë masë ulje pikësh këtij zotërisë? Heqje patente? Sepse të kapesh 3 herë për tejkalim të shpejtësisë, duhet të të hiqet patenta”,

tha Koka.

paneli 2

Ndërkohë, Fevziu theksoi se Deliallisi ishte i papunë, por kishte makina luksi.

E pikërisht për këtë të fundit, Koka solli në vëmendje rastin e 2014 – ës, ku Deliallisi rezulton se kishte lidhje kriminale me nje grup belg që trafikonte qëniet njerëzore e lëndë narkotike.

“Rasti i 2014 – ës është në vazhdën e hetimeve të Prokurorisë së Durrësit për 1 milion e 150 mijë eurove të ardhura nga Belgjika. Zotëria kishte lidhje me një shtetase R.K në emër të së cilës kishin ardhur paratë, nga një shtetas belg. Dyshohet se këta bënin trafik të qënieve njerëzore, shfrytëzim të të miturave e të rriturave dhe trafikim të lëndëve narkotikë dhe këto para, në burim të origjinës, shtetasi belg i justifikonte si trashëgimi”.

Megjithatë, duke u rikthyer edhe njëherë tek gjobat e marra nga 36 – vjeçari, Koka tha:

“Ajo që më bën përshtypje është që të bësh shkelje 22 herë dhe të marrësh minimalen, me një muaj për tejkalim shpejtësie, kjo tregon edhe një sistem që nuk fuksionon me kontrolle nga komisionet e policisë rrugore sepse ta kesh rast të përsëritur dhe t’i japësh sërish herën e tretë një muaj, kur mund t’i japësh më shumë, e mund t’i heqësh pikë, kjo tregon një mosfunksionim të komisioneve.”

https://www.youtube.com//embed/rd8o1ZgmQb4

Në makinën e Deliallisit u gjetën rreth 5 mijë euro. Aksidenti, pamje të llahtarshme

Gazetarja Klodiana Haxhiaj tha se pas aksidentit fatal, në makinën e Dashnor Deliallisit u gjetën rreth pesë mijë euro, si dhe disa sende të tjera me vlerë, si një orë me vlerë 20 mijë euro.

Ndërsa duke folur për aksidentin, Haxhiaj tha se pamjet ishin të llahtarshme.

“

Mund të them se ishte një skenë e llahtarshme. Punonjësit e zjarrfikësve punon me sharra elektrike për të nxjerrë trupin e shoferit së bashku me trupat e tjerë, pasi ishte momenti që po transportoheshin trupat e pajetë drejt autoambulancave. Pjesa metalike e kolltukut të shoferit është prerë nga automjeti që të dalë trupi i tij i pajetë. Ndërsa makina e vajzave ishte pothuajse e shkatërruar plotësisht. Gjithashtu janë dashur sharrat nga ana e zjarrfikësve për të nxjerr nga makina trupat e pajetë të vajzave

”.

Haxhiaj tha gjithashtu se 36 – vjeçari

 

ishte së bashku me shokë nga ora 7:00 e mbrëmjes deri në orën 2:00 të natës, të ditës tjetër duke pirë alkool në një lokal në qendër të Durrësit.

“Prej orës 2:00 deri në orën 4:00 të mëngjesit ai nuk dihet se nga ka shkuar, pasi është shkëputur nga shokët. Por nga marrja në pyetje, është konstatuar se nga koha që kanë qëndruar në lokal, ai ka konsumuar sasi dhe lloje të ndryshme alkooli. Çka do të thotë se ai ka qenë në gjendje të dehur. Duhet të them se ka patur, sipas dëshmive të shokëve të tij, për çdo natë që ai shkonte në banesën e tij në lagjen Nr.12,bënte një xhiro nga qyteti i Durrësit deri tek një pikë karburanti, të cilën e kishte të përnatshme, ku kuptohet dëshira e tij për shpejtësinë për automjetet. Atë natë, ai nuk ka marrë sensin e drejtë nga Durrësi drejt Tiranës, por ka marrë sensin e kundërt duke hyrë nga Ura e Dajlanit, së paku, 12 apo 14 km deri tek mbikalimi i Sukthit. Ka qenë në gjendje të dehur, kjo konfirmohet nga policia e Durrësit. Por dyshohet se ka qenë edhe nën efektin e lëndëve narkotike. Gjithsesi pritet të dalë ekspertiza mjeko-ligjore”.

paneli q

Gjatë debatit në studio, gazetari Blendi Fevziu solli në vëmendje se sipas statistikave, aksidentet shkaktohen kryesisht nga makinat më të sigurta, që janë makinat më të shtrenjta, kjo sipas tij vjen pasi ecin më shpejt dhe nuk kanë frikë nga ligji.

Kjo u pohua edhe nga eksperti Fatmir Hasho, i cili tha gjithashtu se nivelin më të madh të aksidenteve në rrugë e kanë ata shoferë që kanë makina të shtrenjta, pasi sipas tij ata mund të paguajnë një gjobë. Ndërsa të tjerët, që s’kanë para, i tremben edhe gjobës për rripin e sigurimit.

Por Eno Zeneli solli në vëmendje një tjetër problematikë, atë të mungesës së sigurisë dhe standardeve në rrugë.

“Ka një sistem europian sot, në të cilin bën pjesë edhe vendi ynë, ka fonde pa fund, për vlerësimin e sigurisë së rrugëve. Sa herë shkojmë ne nëpër mbledhje jemi si gjynahqarë sepse nuk e kemi pjesën tjetër të shtetit me vete që të na ndihmojë. Që do të thotë, çdo rrugë që nuk është me minimumi tre hyrje të sigurisë rrugore do të hiqet nga harta, nuk do e kesh më në navigator, është kaq e thjeshtë. Hapi i parë që të marrësh fondin për këtë pjesë, është që ti të bësh një studim të gjendjes së rrugëve, nëse ti nuk i ke këto s’ke rezultat. Në momentin që nuk respektohen këto standarde, çfarë mund të pretendohet”.

https://www.youtube.com//embed/iWprQUVhJHg