Opozita dhe Aleanca për Mbrojtjen e Teatrin kanë zhvilluar këtë të hënë protestën e 11 përpara bashkisë së Tiranës, ku kërkuan sërish dorëheqjen e Erion Veliajt.

Ashtu si në tubimin e një jave më parë, edhe kësaj radhe protestuesit nuk përdorën molotov, por i vunë flakën disa gomave të vendosura përpara rrethimit të policisë.

Gjithashtu ato kishin improvizuar dhe një manekin me fytyrën e kryebashkiakut Veliaj. Në tentativë për të hequr disa prej barrierave metalike dhe blloqeve të betonit, mbështetësit e opozitës u përplasën me forcat e rendit, me këta të fundit që u detyruan të hedhin spray me piper me qëllim shpërndarjen e turmës.

Teksa kërkuan dorëheqjen e kryebashkiakut Veliaj, përfaqësues të opozitës dhe Aleancës për mbrojtjen e teatrit, nuk kursyen akuzat edhe për zyrtarët e tjerë të bashkisë. Sipas tyre ashtu si ish drejtorët e vënë nën akuzë për abuzime me tenderat dhe zyrtarët e tjerë të bashkisë janë pjesë e aferave korruptive.

Tv Klan