Adrion Pajaziti realizoi një supergol për Hajduk Split në kupat e Europës.
Mesfushori i Kombëtares shënoi golin e tretë për skuadrën kroate në fitoren 5 – 2 ndaj Zalgiris në Vilnius, një sfidë e vlefshme për turin e tretë të Conference League.
Goditja e Pajazitit shkoi aty ku portieri nuk mund ta ndalte dot.
Ky ishte goli i parë në turnetë kontinentalë për 23-vjeçarin.
Në këtë takim pati minuta edhe për Etnik Brrutin.
Ndihmë për ekipin e tij dha edhe Myrto Uzuni. Sulmuesi nuk shënoi kësaj here por dha asist për Austin që mundi 2 – 0 skuadrën meksikane të Tijuana në Leagues Cup.
Uzuni dha një pasim të përpiktë për Rosales, i cili realizoi me një goditje nga brenda zonës.
Kjo ishte ndeshja e parë për Austin në turneun që mbledh ekipe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanadaja dhe Meksika.
/tvklan.al












Botërori 2026 
