Rreth tre milionë njerëz dolën në rrugët e Perusë për të pritur Papa Leonin XIV, në ndalesën e fundit të turit të tij në Amerikën e Jugut.
Ati i Shenjtë përshëndeti njerëzit i buzëqeshur, ndërsa vendin ku shërbeu për vite me radhë si misionar, e quajti atdheun e tij.
“Ky rikthim ka një kuptim shumë të veçantë për mua. Sot e kuptoj se sa shumë nga kjo tokë ka mbetur brenda meje dhe se sa shumë nga historia ime u përket juve. Mund t’ju them, me mirënjohje të thellë, se po kthehem në atdheun tim”, tha Papa Leoni.
Gjatë ceremonisë zyrtare të mirëseardhjes në oborrin e pallatit, Leoni këndoi himnin kombëtar peruan së bashku me presidenten Keiko Fujimori dhe një kor fëmijësh.
Kreu i Kishës Katolike i bëri thirrje presidentes peruane të ndërtojë besim te populli i saj pas fitores së ngushtë zgjedhore në fillim të këtij viti.
Në fjalën e saj të mirëseardhjes për Papën, Fujimori tha se vizita e tij ishte një ftesë për Perunë që të vazhdojë “detyrën e saj të papërfunduar” të pajtimit kombëtar.
Vizita në Peru shënon etapën përmbyllëse të turneut të Atit të Shenjtë në tri vende të Amerikës së Jugut.
Papa kaloi dy dekada në Peru si prift misionar e më vonë si ipeshkëv dhe vendi konsiderohet si shtëpia e tij e dytë, pas Çikagos, ku Ati i Shenjtë lindi dhe u rrit.
/tvklan.al












Botërori 2026 