Paraguai-Francë, pjesa e dytë
Mbyllet sfida.
90+6’- Nuk i besojnë syve te Franca. Mbappe ndalet nga dy pritje të shkëlqyera të portierit Gill.
Akordohen 10 minuta shtesë.
88’- Kylian Mbappe lëshon në gjuajtje të fortë nga jashtë zone, por grushton Gill.
80’- Një tjetër gjest nga lojtarët e Paraguait që falet nga arbitri. Avalos godet Upamecano në zonë, por nuk ka karton.
70’- GOOOOOL FRANCA 0-1! Kylian Mbappe nuk gabon nga penalltia dhe shënon, për t’i dhënë avantazhin francezëve.
67’- Arbitri sheh rastin në VAR dhe akordon penallti.
66’- Pretendime për penallti te Franca, pas rrëzimit të Doue në zonë.
54’- Predhë e Kone nga jashtë zone, por portieri Gill bën një pritje spektakolare për të shmangur golin.
51’- Mundësi e artë shënimi për Francën. Mbappe merr një top nga Maignan dhe shfaqet i vetëm me portierin, por gabon në marrjen e topit dhe nuk shënon dot.
45′- Starton pjesa e dytë e takimit.
Paraguai-Francë, pjesa e parë
Mbyllet pjesa e parë.
Akordohen 3 minuta shtesë.
39’- Galarza rrezikon kartonin e kuq, për një gjest ndaj Mbappe. Arbitri e fal sërish.
35’- Momente tensioni në fushë, me përplasje masive mes dy ekipeve. Shkak u bë një ndërhyrje ndaj Mbappe. Gjyqtari i fal pa asnjë ndëshkim.
30’- Krosim i bukur nga Kounde në zonë, por Mbappe nuk ia del ta shtyjë topin në portë.

22’- Gjuajtje e rrezikshme nga Kone. Topi devijohet dhe shkon në këndore, ngjitur me shtyllën.
19’– Vjen kartoni i parë i verdhë. Ndëshkohet Barcola, për ndërhyrje te gabuar në mesfushë.
11’- Vertikalizim për Barcola në zonë, por sulmuesi nuk e arrin dot topin dhe humb rastin.

9’- Sulme të njëpasnjëshme nga Franca që kërkon avantazhin e shpejtë, por ende mungojnë rastet e rrezikshme në portë.
1’- Menjëherë rrezikshëm Franca. Dembele provon me një top në zonë, por Mbappe nuk ia del dot të gjuajë.
0′- Starton sfida. Luhet për kualifikimin në çerekfinale.
FORMACIONET ZYRTARE

Paraguai: Gill, Alderte, Gustavo Gomez, Velazquez, Alonso, Caceres, Almiron, Galarza, Cubas, Diego Gomez, Enciso.
Franca: Maignan, Digne, Saliba, Upamecano, Kounde, Rabiot, Kone, Barcola, Olise, Dembele, Mbappe.
Franca vuan ndaj Paraguait, por kualifikohet me golin e Mbappe













Botërori 2026 