Sipas MeteoAlb, vendi ynë vijon nën ndikimin e motit të kthjellët dhe të nxehtë deri pas mesdite kur priten kalime vranësirash nëpër territor ku më të theksuara vranësirat do të jenë në zonat malore përgjatë shtrirjes veri-verilindje.

Parashikohet që pasditja dhe nata të mbeten sërisht nën dominimin e kthjellimeve, vranësirave dhe lagështirës së lartë në ajër.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rwnie të lehtë në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 18°C vlera minimale deri në 40°C maksimalja në rang territori.

Era do të fryjë mesatare përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 40 km/h nga drejtimi veriperëndimor, kjo do të bëj që në brigjet detare të krijohet dallgëzimi mbi 2 ballë./tvklan.al