Sipas MeteoAlb, orët e paradites vijojnë nën ndikimin e motit të kthjellët dhe të ngrohtë në të gjithë vendin, por pas-mesditës priten kalim i vranësirave si fillim në veri të vendit dhe gradualisht në të gjithë zonën Lindore.

Parashikohet që pjesa e dytë e ditës të vijojë në ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të shpeshta ku më të theksuara priten në ekstremin Juglindor duke rrezikuar reshje të izoluara shiu.

Të njëjtat kushte atmosferike do të na shoqërojnë edhe gjatë natës ku vranësirat dhe lagështira në ajër do të jenë në nivele të larta.

Temperaturat  e ajrit do të vijojnë konstante në mëngjes, por mesdita sjelle rritje të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 12°C vlera minimale deri në 29°C vlera maksimale që pritet përgjatë zonës së ulët.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi maksimale mbi 35 km/h nga drejtimi Perëndimor dhe Jugperëndimor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 1 – 2 ballë./tvklan.al