Pesë javë kampionat dhe skuadrat me emër të madh ende nuk kanë treguar forcën e tyre. Partizani dhe Tirana përgatiten për derbi, por shkojnë në këtë ndeshje nga mesi i renditjes së Superligës.
“Nuk ka rëndësi renditja në derbi, shpresoj të bëhet futboll i bukur.”
Është ende fillimi i sezonit dhe të dy ekipet e kanë nisur me ndryshime të mëdha, si në radhët e lojtarëve ashtu edhe në stafet teknike. Kampionati është i gjatë, por të dyjave iu duhet punë për të pretenduar Europën dhe titullin.
“Ekipe të reja, shumë ndryshime.”
Ish-futbollisti i Tiranës, nuk i sheh bardheblutë si kampionë në këtë sezon, por me formulën e “Final Four”, gjithçka mund të ndodhë.
“Vjet ishim për kampion, dhe nuk u futëm as në final 4. Këtë vit mund të ndodhë të dalim kampion.”
Partizani-Tirana do të luhet këtë të shtunë në orën 20:00 në stadiumin e Partizanit “Arena e Demave”.
Tv Klan