Skënder Gega nuk është më trajner i Partizanit. Klubi i kuq ka njoftuar largimin e teknikut, i cili ka dhënë dorëheqjen, pak ditë pas eliminimit nga Conference League.
Partizani bën të ditur se Gega ka dhënë dorëheqjen, e cila është pranuar nga drejtuesit e klubit. Te kryeqytetasit kanë nisur nga puna, për të zgjedhur trajnerin e ri.
“FK Partizani njofton se trajneri Skënder Gega ka paraqitur dorëheqjen nga detyra, e cila është pranuar nga Presidenti i klubit.
E falënderojmë trajnerin Gega për kontributin dhe profesionalizmin e treguar gjatë kësaj periudhe dhe i urojmë suksese në vazhdim”, thuhet në njoftim.
Gega e mori drejtimin e Partizanit më 28 mars dhe qëndroi në stol në 11 ndeshje, ku regjistroi pesë fitore, katër humbje dhe dy barazime.
/tvklan.al












Botërori 2026 
