Partizani ka marrë fitoren e parë në këtë sezon, duke mundur 3 me 2 Vllazninë në një ndeshje dramatike dhe spektakolare të luajtur në Shkodër.

Një gol në fund me penallti nga Hjumën i dha 3 pikët e rëndësishme formacionit të kuq.

Ndeshja nisi me një gol të shpejtë të Partizanit me Fadairon, por Vllaznia barazoi me autogolin e Vatës.
Aliu kaloi në avantazh ekipin e Bratus në pjesën e parë dhe Musta vendosi sërish baraspeshën.

Por, sekondat e fundit të ndeshjes, Demat shënuan golin e fitores.

Edhe Teuta siguroi 3 pikë të rëndësishme në transfertë me Laçin, duke fituar 1-3.

Kallaku dhe Votlai shënuan për durrsakët, ndërsa Stiven Bibo, përveç golit, bëri dhuratë një autogol.

Sot luhen dy ndeshje të tjera të Superligës, ku Tirana do të kërkojë fitoren e parë në kampionat me Vorën, ndërsa Dinamo do të synojë të ruajë ritmin me kryesuesit në sfidën kundër Elbasanit.

Tv Klan

/tvklan.al