Bashkimi Evropian dhe Indonezia kanë arritur më në fund një marrëveshje, që do t’u mundësojë palëve tregti të lirë. Negociatat për këtë marrëveshje, zgjat jo pak, por një dekadë.

Për vitin 2025, shkëmbimet tregtare mes Indonezisë dhe BE-së u vlerësuan në 28.9 miliardë euro, me eksporte nga ana e Bashkimit Evropian në vlerë prej 10.2 miliardë eurosh dhe importe prej një shifre që kam 18.7 miliardë euro.

Pikërisht këtë të shtunë, u nënshkrua edhe marrëveshja për tregti dhe investime, mes BE-së dhe Indonezisë. Kjo do të mundësojë edhe heqjen e 98.5 për qind të tarifave doganore për mallrat e BE-së.

Në krahun tjetër, Komisioni Evropian deklaroi se eksportet drejt Indonezisë pritet të kenë një rritje.

Kjo rritje mund të jetë deri në 40 për qind, ndërsa kjo marrëveshje do të ketë ndikim pozitiv edhe tek eksportuesit e BE-së, të cilët do të kursejnë jo pak, por 600 milionë euro në vit nga taksat doganore.

Gjithashtu, marrëveshja pritet të sjellë përfitime, veçanërisht në sektorët e makinerive dhe automjeteve. Në të ardhmen, priten të hapen edhe mundësi të reja për shtetin indonezian në fushën e pajisjeve elektronike apo edhe të produkteve farmaceutike.  

/tvklan.al