Pas reshjeve të dendura të shiut të ditëve të fundit në mbarë territorin e vendit, në veri ka nisur edhe dëbora.

Bora ka rënë në Theth të qarkut të Shkodrës.

Pamjet e siguruara nga gazetarja Emi Kalaja për Klan News janë nga Qafë Thore, në rrugën Bogë-Theth.

Segmenti rrugor është i hapur dhe mjetet pastruese janë në terren.

Kujtojmë se meteorologët kanë paralajmëruar për ditë me temperatura të ulëta, deri nën zero gradë celsius, së paku deri ditën e martë.

/tvklan.al