Ekonomia Italiane po vuan pasoja e Covid-19. Që këto pasoja të mos zgjasin ende dhe të lënë pasoja afatgjata në biznese, Ministria e Zhvillimit Ekonomik në Itali po shqyrton mundësinë e zgjerimit të pasaportës së vaksinimit për të gjithë punonjësit pasi kompanitë duan siguri për ata që punojnë në departamente dhe vijimësinë e punës.

“Vetëm një person i infektuar, pa pasoja shëndetësore, rrezikon të mbyllë të gjithë kompaninë. Ne duhet të garantojmë një sistem sigurish, si nga pikëpamja shëndetësore, ashtu edhe nga pikëpamja e organizimit të punës”, tha ministri italian për Zhvillimin Ekonomik, Giancarlo Giorgetti. Ministri theksoi se duhet bërë gjithçka që duhet për frenimin e pandemisë.

Klan News