Prej disa javësh rreth 200 produkte të shportës bazë janë pjesë e “Pasqyrës së Çmimeve”, e cila është krijuar nga qeveria për të lehtësuar kostot financiare të qytetarëve. Sipas ekspertëve ky është një hap pozitiv pasi mbrohen financat dhe të drejtat e konsumatorëve.
“Pasqyra e çmimeve është një nismë shumë pozitive pasi kemi parë që me nënçmimin e euros vitet e fundit këto pesë vite nuk ka reflektuar në ulje të çmimit sidomos të produkteve bazë. Në këtë mënyrë, le të themi do të mbrohen të drejtat e konsumatorëve shqiptarë. Bashkëpunimi midis marketeve ka bërë që një pjesë e tyre të vendosin, të ulin çmimin, ta mbajnë të fiksuar deri në muajin janar. Megjithatë unë mendoj që pas muajit janar do duhet përsëri punë që këto markete të mos rrisin le të themi mbi përqindjet në të cilën ato do të ulin çmimet pasi kjo përsëri do të dëmtonte konsumatorin shqiptar. Mendoj që është një element pozitiv sepse kështu do të rrisi dhe konkurrencën midis marketeve.”
Shtresat më vulnerabël të popullatës janë ndër përfituesit kryesorë të platformës “Pasqyra e Çmimeve” për produktet bazë të konsumit nënvizojnë ekspertët.
“Mendoj që shtresat që do të përfitojnë më shumë janë pikërisht ato shtresa të cilët jetojnë me nivel të pagave minimale, pensionistët dhe studentët pasi këto janë le të themi grupet më vulnerabël të cilët një pjesë e mirë e të ardhurave të tyre të disponueshme shkojnë pikërisht për konsum”, tha ekspertja e ekonomisë, Romina Radonshiqi.
Qeveria shqiptare bën të ditur se kjo platformë e re digjitale synon të sjellë më shumë transparencë në treg dhe t’u mundësojë qytetarëve një pasqyrë të qartë të çmimeve të produkteve.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 