Nisur nga rritja e çmimeve të karburanteve, ku një litër naftë tregtohet me rreth 229 lekë për Litër, Partia Demokratike kërkon ndërhyrjen urgjente të qeverisë për uljen e barrës fiskale.
“Për këtë qëllim, Partia Demokratike i kërkon me këmbëngulje qeverisë të lehtësojë menjëherë ngarkesën fiskale mbi karburantet. Në veçanti, ne i qëndrojmë propozimit tonë të eleminimit të taksës mbi qarkullimin dhe uljes së përkohëshme të akcizës, kombinim ky që do ta sillte çmimin e dieselit në Shqipëri në mesataren e rajonit”, tha deputeti i PD, Enno Bozdo.
Bazuar në të dhënat e Global Petrol Prices, opozita thotë se Shqipëria tejkalon jo vetëm çmimet e karburanteve në rajon, por renditet në grupin e 5 vendeve më të shtrenjta në Europë për diezelin bashkë me Monakon, Finlandën, Gjermaninë, Holandën dhe Danimarkën.
“Ky nivel e vendos Shqipërinë si vendin me çmimin më të lartë të diezelit në rajon, rreth 30% mbi mesataren rajonale, mbi mesataren e Bashkimit Evropian, ku çmimi mesatar i dizelit ishte 2 €/L (më 7 shtator 2026)Mesatarja botërore: 1,4 euro/L, Mesatarja në BE‑27: 2,03 €/L”, tha Bozdo.
Pavarësisht rrëzimit të nismave të demokratëve në kuvend nga mazhoranca, opozita paralajmëron se çdo refuzim i mëtejshëm i këtyre propozimeve do të ketë pasoja shumë të rënda për qytetarët dhe ekonominë vendase.
/tvklan.al












Botërori 2026 