Partia Demokratike e Kosovës e ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për vlerësimin e kushtetuetshmërisë së procedurës së konstituimit të Kuvendit.
Kjo parti e konsideron Kuvendin të pakonstituuar.
Sipas tyre Vetëvendosje ka shkelur afatet kushtetuese për interesa të ngushta politike dhe ka tentuar të luajë edhe me figura politike të subjekteve opozitare.
Besojnë që para vendimit Gjykata Kushtetuese të vendos masë të përkohshme.
Deputeti Përparim Gruda ka paralajmëruar se të martën do ta dorëzojnë në Kushtetuese edhe një kërkesë për vlerësimin e kushtetuetshmërisë së zgjedhjes së Qeverisë.
Të dielën kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, e ka shpallur të konstituuar legjislaturën e 11-të pa u zgjedhur nënkryetari nga radhët e PDK-së.
Ndërsa pas disa orësh, me procedurë të përshpejtuar është votuar edhe qeveria Kurti 4.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 